E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga udhëtoi për në Lituani

Nga Express më 29 qershor 2011 në ora 17:14

Presidentja Atifete Jahjaga udhëtoi sot për në vizitë në Lituani, ku do të marrë pjesë në konferencën “Gratë përforcojnë demokracinë: praktikat më të mira”.

Konferenca nis punimet nesër dhe ajo është e organizuar nga presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite dhe presidentja e Finlandës, Tarja Halonen.

Jahjaga do të mbajë një fjalë rasti, ndërsa gjatë punimeve dhe në margjina të konferencës, ajo do të ketë një varg takimesh bilaterale, njofton Zyra e Presidentit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›