Si sorollaten zyrave të shtetit invalidët
Protestuan një vit më parë, protestuan një javë më parë. Ata protestojnë dhe bëjnë greva, duke kërkuar thjesht një takim me Kryeministrin, strehim dhe punësim. Një vit më parë kërcënuan se do të futeshin në grevë urie nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësoheshin. Kërkuan të takonin Kryeministrin e vendit dhe t‘i qanin hallet, por u doli një punonjës i Kryeministrisë, i cili i siguroi se Kryeministri do të vihet në dijeni për kërkesat e tyre. Herë pas here u ulën në bisedime me pushtetarë lokalë, apo përfaqësues të Ministrisë së Punës, por kërkesat e tyre nuk u plotësuan.
Agim Mushqeta, një invalid që prej 10 vjetësh, që duhet të përfitojë nga shtetit strehimin, jeton së bashku me gruan dhe vajzën e tij në kushte mjaft të vështira në një nga dhomat e konviktit të Universitetit Bujqësor në Kamzë.
Ky invalid, përpara se të aksidentohej ishte mësues. Tani është invalid, por është duke ndjekur vitin e dytë në Fakultetin e Inxhinierisë së Pyjeve, pasi ka dëshirë të punojë. Është pothuajse e pamundur për të që të ndjekë mësimin dhe të gjejë një vend pune, megjithëse në xhep ka një diplomë dhe është duke marrë të dytën. Për të shkuar në universitet i duhet që të përshkojë një rrugë mjaft të mundimshme nëpër trotuaret ku nuk ka vendet e posaçme për invalidët, për të hyrë në fakultet ku ka vetëm shkallë dhe në asnjë vend rrugë për njerëzit me karroca. Janë shokët që e ndihmojnë të hipë dhe të zbresë shkallët e fakultetit, pasi shteti nuk ka menduar në asnjë çast për këta njerëz.
Me diplomën e mësuesit në dorë, ky invalid shkon në çdo ministri për të kërkuar një vend pune, sipas ligjit. Askush nuk e pret.
Në Ministrinë e Bujqësisë zëdhënësi mezi pranon të zbresë nga zyra dhe kur zbret i flet zotit Mushqeta nga kati i dytë i ministrisë. Pra, as denjon të zbresë poshtë dhe ta takojë.
Agimi nuk mund të futet në asnjë prej ndërtesave të ministrive, pasi nuk ka rampo. Në Ministrinë e Brendshme dhe në Kryeministri i thanë që do t‘i kthenin përgjigje brenda 20 ditësh.
Kudo e përcjellin me premtimin se do ta telefonojnë. Po askush deri më sot nuk ka kthyer përgjigje.
Në vendin tonë numërohen rreth 4500 paraplegjikë dhe tetraplegjikë, të cilët kërkojnë mbështetje nga institucionet e vendit. Sikurse bëhet e ditur, rreth 117 mijë persona në vend, përfitojnë pagesën e paaftësisë. Bëhet fjalë për të verbër, para e tetraplegjikë, persona të paaftë mendorë e fizikë, si dhe invalidë të punës.
Pas grevës së urisë të shoqatës së këtyre invalidëve, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta ka dorëzuar në Këshillin e Ministrave një projektvendim, sipas të cilit paketa shëndetësore e personave me aftësi të kufizuara, të bëhet 30 mijë lekë, nga 12 mijë që është aktualisht.