Si ta garantojmë mirëqenien
Arbër Zaimi
Kosova, mësojmë, qenka vendi i nëntë në botë për nga varfëria. Meqë mësimet gjithnjë i marrim prej profesorëve dhe jo prej vështrimit e analizimit të situatës, mbetemi të befasuar. Si ka mundësi që e gjithë kjo botë e madhe dhe ne të nëntët nga fundi?
Pas hutimit të parë vijnë përgjigjet e të mençurve të lagjes: Kosova është e varfër se ka korrupsion, se qeveriset nga njerëz të pamoralshëm e injorantë…
Jo se mbroj metodën dhe moralin e qeverisjes aktuale, por pa ia nisur të ndërrojë raporti ekonomik, pa ia nisur prodhimi e pa u aktivizuar shteti në rregullimin ekonomik edhe shenjtorë sikur të jenë ata që qeverisin, nuk rritet mirëqenia e as ekonomia në Kosovë.