E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatimet bllokojnë 15 biznese në Elbasan

 

ELBASAN- Janë bllokuar 15 biznese në qytetin e Elbasanit pasi nuk kanë shlyer detyrimet të përcaktuar me ligj.

Gjatë një kontrolli të Policisë Bashkiake të Elbasan ka rezultuar se 15 subjekte biznesi nuk kanë shlyer detyrimet brenda afatit kohor sipas ligjit.

Për dy ditë rresht nga ana e policisë ka pasur kontrolle.

15 bizneset, emrat e tyre nuk bëhen të ditur, sipas policisë janë subjekte të biznesit të vogël dhe ato janë paralajmëruar se duhet të shlyejnë detyrimet brenda 15 ditëve. Në të kundërt ato do të ndiqen penalisht sipas ligjeve në fuqi deri edhe në mbylljen e aktivitetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›