Çiljeta "Nudo në kalendar?
Autori i Lajmit: red.
Çiljeta Xhilaga, këngëtarja e njohur na tregon projektet e saj më të fundit. Një këngë e re, me një këngëtar të njohur grek, një videoklip i ri do të prezantohen së shpejti nga këngëtarja, e cila tregon se kjo këngë nuk është i vetmi projekt që ka për këtë verë. Çiljeta do të jetë gjithashtu edhe në një kalendar këtë verë. Ajo po përgatitet për fotografitë, por a do të jetë nudo ky kalendar? ... Këngëtarja na tregon marrëdhënien e saj me Romeon, jetën jashtë skenës dhe vetitë që e karakterizojnë.
Çiljeta, çfarë je duke punuar tani, cilat janë projektet më të fundit?
Tani jam duke punuar për projektin tim më të ri që është një bashkëpunim me këngëtarin grek Janis Parios, i njëjti këngëtar që ka kënduar me Ana Visin këngën “Magava Tout”. Besoj se do të dalë në gusht, kënga bashkë me videoklipin. Kjo këngë është punuar nga Florian Mumajesi, orkestruar në Greqi. Kjo këngë do të jetë gjysmë shqip gjysmë greqisht dhe do të jetë një hit tjetër veror.
Është një këngë diskotekash?
Po. Është një këngë diskotekash.
Me cilët do të bashkëpunoni për videoklipin?
Besoj se do të jetë një bashkëpunim me Aleksandrin përsëri, sepse xhirimet do të kryhen këtu në Shqipëri, por ende nuk kemi biseduar për këto detaje sepse akoma nuk kemi përfunduar këngën.
Çiljeta videoklipi juaj i fundit ka si subjekt një ndarje. Ka ndonjë lidhje me ju?
Jo. Ka qëlluar e tillë, nuk ka lidhje fare me jetën time private. Është thjesht një këngë verore.
Kemi dëgjuar që jeni ndarë me Romeon?
Ia fusin kot, nuk është aspak e vërtetë.
Çiljeta keni katër vjet që jeni e lidhur dhe e dashuruar me Romeon. Si keni mundur të mbani një lidhje kaq të gjatë?
Kështu më thonë të gjithë dhe çuditen shumë për këtë.
A është Romeo xheloz për ty, sepse je gjithmonë në qendër të vëmendjes?
Xheloz normalisht që është, sepse ku ka dashuri ka edhe xhelozi brenda, por ai nuk e shfaq aq shumë tek unë sepse ka besim dhe më respekton shumë. Normalisht që nëse do të bëhej xheloz atëherë do të më ofendonte. Ne jemi dy njerëz të rritur, të pjekur dhe nuk kemi pse bëhemi xheloz për njëri tjetrin.
Sapo jeni kthyer nga një koncert në Itali. Si ju pritën atje?
Po, ishim në një koncert në Sanremo. Ishim së bashku me Soni Malajn dhe Sinan Hoxhën dhe Elvis Pupën. Kemi kaluar jashtëzakonisht mirë. Ishte koncerti i parë që bëhen në Sanremo dhe jemi kënaqur shumë. Na pritën shumë mirë.
Shkon shpesh në koncerte jashtë Shqipërisë?
Po, shkoj shpesh veçanërisht gjatë dimrit. Ndërsa tani në verë më pak.
Si e ndieni ndryshimin e publikut nga këtu apo jashtë. Ku ju presin më mirë në koncerte?
Jashtë është normale që na presin më me entuziazëm sepse nuk na shohin shpesh, na presin me mall sepse kanë akoma më shumë mallë për Shqipërinë. Ndërsa këtu është pak më ndryshe sepse na shohin nga afër dhe janë më pak entuziastë se ata që na shohin nga jashtë.
Këndoni shpesh “live” nëpër klube në Tiranë apo në bregdet?
Unë shkoj në diskoteka dhe “live” këndoj këngët e mia kur i kërkojnë, por që nuk jam e zhanrit që këndoj me orkestër nga pas. Jam një këngëtare skene.
Jeni shumë shoqe me Ingrit Gjonin, shpesh herë flasin për lidhjen që keni mes njëra tjetrës...
Me ingridin kemi bërë një duet dhe normalisht që jemi mikesha të dyja. Normalisht secila ka karrierën e vet, shoqëria ka mbetur, kujtohemi për njëra tjetrën, pimë ndonjë kafe, qajmë ndonjë hall. Kështu që nuk ka pse të diskutohet.
Çiljeta sa jeni ju xheloze për kolegët tuaj dhe sa janë ata?
Nëse nuk do të kishte xhelozi mes kolegëve atëherë nuk do të kishte as ego për të punuar. Unë personalisht nuk jam as xheloze dhe as egoiste sepse gjithmonë më kanë ecur gjërat mbarë dhe kam moton që çdo njeri është unik në llojin që ka dhe nuk ka pse të bëjë xheloz tjetrin.
Je gjithmonë në qendër të vëmendjes nga paparacët dhe mediat. Si e pret një thashethem, kur lexon në gazeta a revista diçka për veten?
Nuk më bën përshtypje fare. (qesh). Faktikisht nuk i lexoj gazetat dhe nuk jam kurioze fare kur shkruajnë.
Përveç këngës së re dhe videoklipit çfarë projektesh të tjera ke?
Këtë vit do të bëj një kalendar. Një kalendar timin të vitit 2010. mendoj se do të bëj fotot në gusht.
Do të jetë një kalendar me foto nudo?
Jo, jo nuk do të jetë me foto nudo.
Këngëtare dhe modele. Ku e gjen veten Çiljeta më mirë?
Unë si modele kam ardhur për herë të parë në skenë, kështu që e kam pasion fotografinë.
Të ka bezdisur ndonjëherë fakti që je në qendër të vëmendjes vetëm pse je e bukur?
Unë kam 10 vjet në skenë dhe tashmë jam mësuar me skenën, me kamerat, paparacët, me vështimet e njerëzve. Është disi e sikletshme, por me kalimin e kohës e fiton atë kompleksivitetin që ke tek njerëzit dhe ikën vetvetiu, nuk të bën më përshtypje.
Çfarë e karakterizon Çiljetën jashtë skene, çfarë natyre ka?
Jam një natyrë shumë e qetë, jam e çiltër me njerëzit, nuk kam komplekse, jam e dashur. Vkëto më karakterizojnë më shumë.
Je zhgënjyer ndonjëherë?
Sigurisht. Zhgënjimet na bëjnë të mësojmë akoma edhe më shumë.
Çfarë ju acaron më së shumti, apo diçka që nuk do e toleroje tek njerëzit?
Nuk do të duroja negativitetin që përcjellin njerëzit dhe hipokrizinë. I kam shumë inat njerëzit hipokrit, që kanë dy fytyra. Nuk i duroj dot.
Cila është e meta juaj më e madhe?
Ndoshta besimi që kam tek njerëzit.
Po virtyti më i madh?
Jam, siç i themi ne “babaxhane”. Vyrtyt është dashamirësia që kam unë, këtë mund të them.
Ju ka ndodhur ndonjë incident me fansat apo në skenë?
Po tani ka edhe nga ata fansa që nga qejfi i madh që na sheh ne na hedh ndonjë shishe në skenë (qesh) sepse Shqipëria kështu është. Në përgjithësi fansat kanë sjellje të mirë dhe janë shumë të dashur me mua.
Ke qenë pjesë e fushatës së Partisë Demokratike, këtë sepse je e djathtë apo për para?
Vendosa të isha pjesë e fushatës së kësaj partie sepse bëmë një kontratë që ishte në interes dhe sigurisht që jam edhe e djathtë.
Sa e pasur ndihet Çiljeta?
Nuk ndihem e pasur, jetoj mirë, jetoj me të ardhurat e mia shumë mirë, i plotësoj çdo gjë vetes dhe familjes sime, nuk i lë gjë mangut por e pasur nuk jam.
BIOGRAFI
Çiljeta lindi më 5 shkurt të vitit 1985 në Tiranë, në Lagjen Nr. 3, te Selvia. Tetëvjeçaren e kreu në shkollën “Jeronim de Rada” e më pas gjimnazin te “Sami Frashëri”, në Tiranë. Në shkollë ka dalluar me aftësitë e saj në kërcim, këngë e recitim. Që në vitin e parë të gjimnazit zgjidhet modelja më e mirë. Po këtë vit merr pjesë edhe në konkursin e bukurisë “Miss Shqipëria”, ku vlerësohet me çmimin “Miss Kinemaja”. Në moshën 17-vjeçare përfaqëson Shqipërinë në spektaklin e bukurisë “Miss National”, të organizuar në Brazil. Gjatë gjimnazit bëhet imazh edhe i disa reklamave. “Çiljeta”. Çiljeta ka një marrëdhënie të rrallë me gjyshen e saj..." Është ajo që bëri Çilietën të famshme! Format e saj të rrumbullakëta e kthyen atë në një simbol seksi për Shqipërin. Pikërisht këto forma janë dhuratë e natyrës, pasi ajo nuk mban dietën dhe ushqehet normalisht. Ushqimi i saj i preferuar janë makaronat dhe asnjëherë nuk i privon nga vetja gjërat që i pëlqejnë. Herë pas here shkon dhe në palestër, dhe nuk pi alkool as cigare. Shpenzon shumë për pamjen e jashtme. Sidomos tani që është në vëmëndjen e paparacëve, ajo është e kujdesshme çdo herë që del nga shtëpia. Gardaroba e saj është shumë e madhe. Nëse më përpara ka qenë e fokusuar tek veshjet, së fundmi kanë filluar t i pëlqejnë shumë aksesorët. Nuk ka asnjë stil të veçantë.Vishet sportive, elegante dhe estravagante. Nëse më përpara ka qenë shumë e njohur për ndryshimin e flokëve dhe pamjen e jashtme, duket se tani është e kënaqur. " Mendoj se duhet të rri natyrale!", ka thënë ajo në një intervistë. "Më pëlqen kështu dhe nuk kam ndonjë ide për të ndryshuar". Ajo u shpallë përpara disa kohësh në internet si këngëtarja më seksi. Ajo la pas bukuroshe si Elvana Gjata, Genta Ismajli dhe Nora Istrefi.
Ky lajm është publikuar: 09/07/2009