Plani sekret i Çërçillit që do të çlironte Shqipërinë
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Shërbimi i jashtëm i “Uashington Post”
8 prill 1941 - Është ende shumë herët të kesh një panoramë të qartë të luftimeve, të cilat janë zhvilluar në kufijtë jugosllavë dhe grekë gjatë këtyre tri ditëve, që kur Hitleri nisi luftën e tij në këto vende liridashëse. Lajmet gjermane thonë bombardimin e Beogradit, ndërsa shmangin me shumë kujdes çdo përmendje të faktit që kryeqyteti jugosllav është shpallur qytet i lirë. Por ky veprim është vetëm një njollë më shumë e zezë për Atilën modern dhe legjionet e tij. Komanda e lartë gjermane deklaroi gjithashtu se ata kanë penetruar disa milje brenda në Jugosllavi. Kjo mund të jetë e vërtetë për fushat boshe ngjitur me Hungarinë dhe Rumaninë, të cilat praktikisht janë të pambrojtshme. Raportet greke, nga ana tjetër, flasin për luftime të ashpra në fundin e ulët të luginës së “Strumës” në Maqedoni dhe pretendojnë se përveç humbjes së një fortese, trupat greke që janë të pakrahasueshme për nga numri me pushtuesin dhe që kanë vuajtur nga një inferioritet i dukshëm mungese infrastrukture ushtarake, kanë mundur të ruajnë pozicionet e tyre. Në të njëjtën kohë, britanikët kanë zbuluar strategjinë që ata propozojnë, pasuar dhe nga një lajmërim se objektivi i tyre i parë në Ballkan do të jetë të përzënë italianët nga Shqipëria dhe këtë do ta bënin nga deti. Kjo strategji shfaqet dhe nga lloji i situatës, me të cilën aleatët po përballen. Sipas burimeve të arkivave të SOE, fillimi i pranverës së vitit 1941 u shfrytëzua nga ekspertët britanikë të zyrës së Beogradit, të cilët ishin në prag të kalimit përfundimtar në bazën e re në Stamboll për t i paraprirë një pushtimi përfundimtar të Jugosllavisë nga gjermanët dhe për këtë do të shfrytëzonin diasporën shqiptare në Jugosllavi. Ndërkohë Zyra e Beogradit kishte kërkuar ekspertë të tjerë, të cilët sapo kishin ardhur për të mbështetur operacionin shqiptar, i cili mendohej se do të fillonte në pranverë. Me ndihmën e Shërbimit Jugosllav u hartuan listat paraprake me emrat e atyre që do të merrnin pjesë në kryengritjen antifashiste në Shqipëri. Sipas raportit të hartuar në atë kohë, midis një morie emrash të mundshëm të ofruar nga Shërbimi Jugosllav që do të vinin në zbatim direkt planin, ishin disa të rinj shqiptarë. Ndërkohë disa shqiptarëve të tjerë të rekrutuar nga shërbimi jugosllav apo ai anglez, iu ngarkuan detyra më të thjeshta për të krijuar një rrjet korrierësh, të cilët sillnin informacion nga disa burime. Si rezultat i kësaj përgatitjeje, disa grupe guerilje ishin të gatshme për t u futur në territorin shqiptar me mbështetjen financiare dhe ushtarake angleze dhe miratimin e shërbimit jugosllav. Shërbimi sekret anglez mendonte se diplomatët britanikë nuk mund të përfshiheshin në planet e hartuara nga SOE, një prej shërbimeve ultra sekrete të sapokrijuar. SOE ishte nën varësinë e Ministrisë së Ekonomisë së Luftës, në krye të së cilës ishte Hjug Dalton. Krijimi i këtij shërbimi ishte po aq sekret sa edhe vetë pjesëtarët e tij. Por, shërbimit diplomatik, duke mos iu komunikuar as edhe një informacion për mbi SOE-n, solli lindjen e problemeve për bashkërendimin e politikës së përbashkët të institucioneve kryesore britanike në Ballkan. Këto kishin qenë kryesisht problemet që e kishin mbajtur pezull operacionin shqiptar, pasi Komanda e Mesdheut nuk e kishte aprovuar fillimin e kryengritjes antifashiste në Shqipëri. SOE solli në krye të këtij plani një prej oficerëve të saj më të njohur, Stirling. Koloneli Stirling e njihte mirë Shqipërinë pasi kishte punuar për Mbretin Zog dhe e pranoi menjëherë propozimin e SOE-s për të drejtuar veprimet e operacionit çlirimtar. Ai propozoi të merreshin hapat e mëposhtëm:
1 Një sasi municionesh dhe armatimesh duheshin futur ilegalisht në Shqipëri dhe të fshiheshin në baza të sigurta për t u përdorur në çastin e duhur.
2. Duhej krijuar sa më parë një grup shqiptarësh në diasporë për të bashkërenduar përpjekjet politike të këtij operacioni.
3. Veprimet e para guerilje do të ndërmerreshin kur Italia të kishte nisur ofensivën ndaj Jugosllavisë dhe Greqisë.
4. Kryengritja do të fillonte në momentin kur Anglia do ta shihte të favorshme në politikën e saj në rajon.
Plani sekret mori bekimin e Komandës së Mesdheut, ndërsa ministri i Ekonomisë së Luftës, Dalton, i cili ishte edhe personi përgjegjës për të gjitha operacionet e SOE-s me anë të një memoje “Top Sekret”, vuri në dijeni kryeministrin Çërçill mbi planin e kolonelit Stirling dhe mori miratimin e këtij të fundit.
Bashkërendimi i veprimeve
Italia është vendi më i dobët nga të gjithë partnerët e aksit. Edhe pse italianët në Shqipëri ia kanë dalë mbanë gjatë këtyre javëve të fundit, ku kanë mundur të ruajnë terrenin e tyre, ata nuk kanë mundur dot të zhvillojnë ndonjë ofensivë të fuqishme. Një sulm i kombinuar i grekëve dhe anglezëve nga jugu dhe jugosllavëve poshtë nga lugina e Drinit dhe përgjatë bregdetit të Durrësit, mund të thoshte shumë mirë se ky ishte fundi i Musolinit në Ballkan. Një bashkim mes ushtrive jugosllave dhe greke mund të bëhej shumë më kollaj sesa ai ekzistuesi dhe gjermanët do të ziheshin mat në objektivin e tyre të qartë për të ngulur një pykë mes Greqisë dhe Jugosllavisë. Nga pikëpamja gjermane, sulmi ndaj Jugosllavisë ishte thelbësor, pavarësisht se ishte i bërë i tillë për shkak të humbjes së bujshme diplomatike, të cilën jugosllavët ua kishin faturuar forcave të aksit. Por ai ishte dytësor në krahasim me ndërhyrjen që do të bëhej nga Greqia. Atje objektivi është Gjiri i Selanikut dhe porti i tij i madh. Jo vetëm që arritja e një objektivi të tillë do të kishte efekte negative, pasi do t i pengonte britanikët ta përdornin atë si bazë operacionesh kundër prapavijës gjermane, por ajo do të do të shërbente gjithashtu si një trampolinë për sulmet ajrore mbi anijet britanike në Mesdheun Lindor. Për të arritur Selanikun nga rruga më e shkurtër, do të thoshte një mësymje nga lugina e Strumës, e cila ndan më dysh malet Rodope që ndajnë Bullgarinë nga Thraka. Rruga është me të vërtetë e vështirë në këtë kohë. Rrugët janë me baltë, kështu që kjo mundësi bëhet gjithnjë e më e vështirë për këtë shkak. Një afrim shumë herë më i favorshëm drejt Selanikut do të ishte rruga nga Vardari dhe luginat e Moravës që kalojnë përmes Jugosllavisë në Maqedoni. Me rënien e Beogradit, që duket se nuk do të vonojë dhe të Nishit gjithashtu, i cili mund të jetë një kockë shumë herë më e fortë, forcat gjermane do të jenë në një pozicion ku do të mund të kalojnë nga këto dy lugina drejt Selanikut. Por sa më shumë që ata të penetrojnë brenda territorit jugosllav, aq më e vështirë mund t u bëhet detyra. Në malësitë e Serbisë të gjitha që janë vendosur aty, mund të mos rezultojnë dhe aq efikase sa ato që janë pozicionuar në sipërfaqet fushore dhe pjellore të pjesës së Kroacisë, në veri të mbretërisë. Por as vështirësitë nuk do të jenë vështirësi që do të lindin vetëm nga natyra e terrenit jugosllav. Problemi i transportit që ka torturuar gjermanët edhe në tokat e tyre të vendlindjes, mund t i shqetësojë ata edhe më shumë në zonën e Ballkanit. Zërat për alarme sulmesh ajrore në Budapest dhe sulme ajrore në Sofje dhe vende të tjera, që vijnë nga luftimet momentale të frontit, sugjerojnë se një nga detyrat kryesore që u është vënë Forcave Ajrore Mbretërore, mund të jetë shkatërrimi i rrjeteve gjermane të komunikimit. Tani, ashtu si edhe gjatë sulmeve të rrufeshme të pranverës së shkuar, shanset dukeshin se favorizonin gjermanët. Por ende avantazhet nuk janë të gjitha në anën e tyre në konfliktin e tanishëm, por as edhe dezavantazhet janë krejtësisht në anën e armiqve të tyre
Ky lajm është publikuar: 09/07/2009