E Diel, 1 Nëntor 2026

«Caritas in veritate» - Parimet themelore të leksioneve

Autori i Lajmit: red.
Nga Clemens Finzer,

Për drejtimin e ekonomisë botërore dhe për përballimin e krizës është i nevojshëm një "autoritet botëror politik i vërtetë", shkruan Benedikti. Vatikani publikoi të martën (07.07) enciklikën sociale të Papa Benediktit të XVI. Në qarkoren «Caritas in veritate» (bamirësia e vërtetë) kreu i kishës katolike trajton krizën aktuale ekonomike dhe financiare.
Për drejtimin e ekonomisë botërore dhe për përballimin e krizës është i nevojshëm një "autoritet botëror politik i vërtetë", shkruan Benedikti. Në versionin origjinal dekumenti prej 142 faqesh është ndarë në gjashtë kapituj. Papa trajton tema të tilla si etika, drejtësia, bamirësia, zhvillimi, migracioni, seksualiteti dhe rritja e popullsisë.
Në dokumentin prej 142 faqesh Papa trajton tema të tilla si etika, drejtësia, bamirësia, zhvillimi, migracioni, seksualiteti dhe rritja e popullsisë.
Një thirrje morale për t i vënë gishtin kokës për kishën, politikën dhe shoqërinë, kështu e vlerëson kryepeshkopi Reinhard Marx, enciklikën sociale të Benediktit të XVI. Kryebariu i Mynihut dhe teoricieni për çështjet e etikës në fushën e sociologjisë i Konferencës së Peshkopëve Gjermanë u shpreh, se ky është një impuls i rëndësishëm në kohët, kur kërkohen konceptet për një rend të ri të çështjeve globale. „Kjo qarkore nuk është një letër ankimesh për të këqiat e botës, por në thelb ashtu si edhe encikilat e mëparshme, ajo jep një impuls për të menduar dhe për të vepruar, dhe shpreh një besim të madh kundrejt njerëzve. Ju mund të bëni diçka, globalizmi nuk është fatalitet. Ju mund të konceptoni në liri dhe me përgjegjësi."
Papa e ka përkufizuar rishtaz në të konceptin e zhvillimit nën aspektin e dashurisë për tjetrin. Me këtë ai vazhdon mendimin e Papa Paulit të VI, i cili në vitin 1967 në enciklikën e tij sociale „Populorum progressio“ („Zhvillimi i popujve“) bën thirrje për një përgjegjësi globale, kjo shumë kohë përpara se të ekzistonte fjala globalizim. Vetëm ai, që merr parasysh tjetrin mund të veprojë me përgjegjësi, ky është lajtmotivi papal. Kjo vlen për të gjithë njerëzit, duke filluar qysh nga bankierët e bankave investuese e deri tek konsumatorët, thekson peshkopi Marx.
Kjo vepër s ka të bëjë me fobi ndaj ekonomisë dhe as me kritikën ndaj globalizimit. Në të është e rëndësishme që rikonceptohen institucionet ekzistuese dhe mënyrat e sjelljes ekonomike. „Fitimi nuk paraqitet në enciklikë si perversitet, por ai trajtohet fare qartë si një objektiv i rëndësishëm orientimi. Por interesat e kuptueshme si mjedisi, interesat e punëmarrësve në një bashkësi janë pjesë e konceptit të një sipërmarrjeje dhe të ekonomisë.“
Një thirrje morale për t i vënë gishtin kokës për kishën, politikën dhe shoqërinë, kështu e vlerëson kryepeshkopi Reinhard Marx.
Por peshkopi Marx e di edhe se “Caritas in Veritate“ ka të metat e saj. Në këtë kontekst ai bën fjalë për një qarkore, në të cilën çdo sektor i Vatikanit do të vendosë mesazhet e veta.
Ndërsa prof. Johanes Ëallacher bën fjalë për mangësi sistematike dhe teknike, duke theksuar se tezat mund të paraqiten më konçize në një qarkore të tillë. Gjithashtu sa i perket përmbajtjes, kritiku social pranë shkollës së lartë të Mynihut për filozofi është i mendimit se në udhëzuesin papal mungojnë temat qendrore siç është ndryshimi i klimës. Pikërish kjo temë do të përcaktojë në thelb diskutimin politik gjatë viteve të ardhshme. Vetëm një politikë e përgjegjshme globale për klimën mund t i përshtatet një bote sipas parametrave të enciklikës "bamirësia e vërtetë". Krahaj kësaj mungon edhe një fjalë për barazinë gjinore, nënvizon prof. Ëallacher. „Në studimet shkencore të sociologjisë arrihet në konkluzionin se gratë janë bartëset primare të zhvillimeve, sepse ato janë përgjegjëset kryesore për edukimin, përkujdesjen bazë dhe arsimimin edhe të fëmijëve në vendet në zhvillim. Enciklika nuk i referohet direkt këtij aspekti, ndonëse ekzistojnë shkresa kishtare në kontekstin gjerman, që i kushtohen kësaj çështjeje.“
Ëallacher tërheq vëmendjen edhe për faktin, se në qarkoren e tij Papa Benedikti i XVI nuk bën fjalë për rolin dhe përgjegjësinë e kishës. Natyrisht që enciklika i drejtohet të gjithë anëtarëve të Kishës Katolike, duke nisur që nga kardinalët e deri tek profanët. Por megjithatë si prof. Ëallacher, ashtu edhe kryepeshkopi Marx janë të një mendjeje, se puna e vërtetë me këtë qarkore fillon tani. Papa Benedikti i XVI i ka dhënë impulset për këtë.
Ky lajm është publikuar: 09/07/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›