Plagosja e kosovares, identifikohet autori i dytë
Autori i Lajmit: red.
Policia e Kukësit ka identifikuar dje autorin e dytë të ngjarjes që ndodhi një ditë më parë në afërsi të qytetit, kur u sulmua me armë një automjet me udhëtarë kosovarë, me pasojë plagosjen e njërit prej tyre. Burime nga policia bënë të ditur se pas ndalimit të shtetasit K.S, 15 vjeç, një nga autorët e akuzuar të kësaj ngjarjeje, policia e Kukësit ka identifikuar dhe bashkëpunëtorin e tij të dyshuar, gjithashtu adoleshent.
"Është identifikuar autori i dytë, edhe ai adoleshent, por emri i tij nuk bëhet i ditur për shkak të sekretit hetimor", tha dje zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Kukësit, Irena Laknori. Sipas saj, kërkimet për ndalimin e tij janë shtrirë në një zonë të gjerë, ndërsa krahas forcave të policisë së qarkut të Kukësit janë angazhuar dhe forca të ardhura nga Shkodra, të cilat kanë patrulluar e vazhdojnë të kontrollojnë aksin kryesor rrugor që lidh Kosovën me Shqipërinë. Sipas të njëjtave burime, mësohet se ngjarja për të cilën akuzohen dy adoleshentët ndodhi rreth orës 03:00 të një dite më parë, kur në afërsi të Urës së Uzinës ata tentuan të grabisin udhëtarët kosovarë që qarkullonin me një automjet në drejtim të plazheve të Shqipërisë. Në pamundësi grabitjeje, për shkak të kundërshtimit të udhëtarëve, ata qëlluan me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre, duke plagosur në këmbë shtetasen Makfine Berisha, 28 vjeç, nga Prishtina.
Ky lajm është publikuar: 09/07/2009