E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani “Top Sekret” i Luftës së Kosovës

Autori i Lajmit: red.
Për herë të parë informacionet mbi bashkëpunimin e NATO-s me UÇK. Skicat e betejës së Pashtrikut. Vijat e sulmit të Ushtrisë Kosovare. Mjetet që kishte në dispozicion.

SEKRET USHTARAK
-Tepër sekret-
Ekz 1 nga 3 kopje
“SHIGJETA”
USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS
SHTABI I PËRGJITHSHËM
Nr. Protokol. J-03/1
Prishtinë 31.03.1999

PLANI OPERATIV “SHIGJETA”
Harta 1:50.000 (Fleta Prizren 1, 2, 3, 4, botim i ish-Jugosllavisë i v. 1983)

ORGANIZIMI I FORCAVE

FDVV-1 (Forcë e destinuar për Veprime të Veçanta)
- Kompani Këmbësorie
- Toga kundërtanke (topa KT 75 mm, OSA 0 – 90mm)
- Toga e mortajave (minahedhës)
- Skuadra e xhenios
- Skuadra e ndërlidhjes
- Toga e logjistikës
- Skuadra sanitare
- Skuadra e zbulimit
- Skuadra e MKA

FDVV- 2
- Kompani këmbësorie
- Toga kundërtanke(topa KT 75mm, OSA- 90mm)
- Toga e mortajave (minahedhës)
- Skuadra e xhenios
- Skuadra e ndërlidhjes
- Toga e logjistikës
- Skuadra sanitare
- Skuadra e zbulimit
- Skuadra e MKA

FDVV- 3
- Kompani këmbësorie
- Toga kundërtanke(topa KT 75mm, OSA- 90mm)
- Toga e mortajave (minahedhës)
- Skuadra e xhenios
- Skuadra e ndërlidhjes
- Toga e logjistikës
- Skuadra sanitare
- Skuadra e zbulimit
- Skuadra e MKA

NJËSITË AUTONOME
(Këto varen drejtpërsëdrejti nga Shtabi Opertaiv i Operacionit.)
- 2 bateri mortajash (minahedhës) 120mm
- Kompania e raketave kundërtanke
- Toga e policisë ushtarake
- Toga e ndërlidhjes
- Toga e zbulimit

NJËSIA E LOGJISTIKËS
- Njësitë e furnizimit të forcave që sulmojnë, (me municion, ushqim, veshmbathje, karburant etj.)
- Njësiti i transportit
- Njësia e posaçme për futjen e materialit ushtarak për UÇK
- Spitali fushor

FDVV- “QORRI”

- 5 toga këmbësorie
- 5 skuadra minahedhës 82mm
- 5 ekipe shëndetësore

SHËNIM: Sasia e FDVV-ve do të përcaktohet në varësi nga sasia e forcave ekzistuese për këtë qëllim në zonën e Babushit.

Tepër sekret
PLANI OPERATIV “SHIGJETA” I UÇK

1. SITUATA
Gjendja ushtarako-politike: Kosova aktualisht ndodhet e pushtuar. Populli kosovar është ngritur në luftë të armatosur për çlirimin e tij, të cilin e realizon nëpërmjet UÇK. Ajo ka një vit që kryen aktivitet luftarak dhe po përballon ofensivën e dytë të pushtuesit serb. Si rrjedhojë e zhvillimit të luftimeve të ashpra e të vazhdueshme, ajo ka nevojë për rifurnizim me armatim dhe municion. Në kushtet kur armiku serb po goditet ashpër nga forcat ushtarake ajrore të NATO-s dhe për të krijuar mundësinë e furnizimit të UÇK del e nevojshme që të organizohet hapja e korridorit tokësor për furnizimin e UÇK me armatim dhe municion që ajo të kryejë me sukses misionin, të cilin e ka nisur para një viti. Për kryerjen e këtij misioni organizohet operacioni “SHIGJETA”.

A. Forcat e armikut:

Në drejtim të sulmit të forcave tona Pashtrik-Zym “PESHKU”:
- 2 karakolle (Gorozhup dhe Lugu i Zi) nga 2 toga
- në vijën Gorozhup-Milja-Planeja- 1 batalion këmbësorie, 1 bateri 120mm dhe 1 bateri artilerie tokësore
- Në Trumsh: 2 toga të njësisë speciale
- Në Rugovë: 1 batalion i mekanizuar, i tërhequr nga Demijani dhe Pnishi
- Në Zym: 1 togë polici lokale dhe në Romajë 1 togë e mekanizuar
- Në vijën Bistrazhin- Goden: 1 kompani e mekanizuar

Në brendësi të kufirit shtetëror Morinë- karakolli Stojanoviç “KORBI”

- 5 karakolle (Qestak, Orqush, Kërstac, Stojanoviç dhe Vërmicë) nga 2 toga secili
- Në Dragash: 50 policë lokalë
- Në rajonin e Dubravës (Zymi i Opojës): bazë ushtarake me forcat e 1 kompanie të mekanizuar dhe bateria e artilerisë
- Në Gur të Zi: 1 kompani e mekanizuar
- Në Billushë: 1 togë këmbësorie
- Në vijën Qeja- Rezina: 1 bateri e obuzëve 122mm dhe 1 bateri e artilerisë tokësore
- Në rajonin e qytetit të Prizrenit: 1 brigadë e mekanizuar

B. Forcat tona
Forcat e brendshme të UÇK-së kryejnë aktivitet luftarak, duke filluar nga thellësia prej 10km nga kufiri shtetëror me Shqipërinë. Grupimi i kryesor i forcave tona ndodhet në drejtimet Prizren-Kabash-Budakovë dhe Krusha e Madhe-Pagarushë. Ato janë të armatosur me armë të lehta këmbësorie kundërtanke, por me municion të kufizuar. Operacioni do të mbështet në veprimet e forcave kryesore që do të hyjnë nga kufiri, kurse me forcat e brendshme, në territorin përkohësisht të okupuar, do të kryhen goditje kundër armikut në shpinë dhe në befasi- kryesisht kundër pozicioneve të artilerisë dhe kolonave të furnizimit të tij.
Forcat kryesore do të jenë forcat që do të realizojnë operacionin “SHIGJETA”

C. Mbështetja
Mbështetja e operacionit do të kryhet nga aviacioni i NATO-s, si dhe nga artileria në vartësi direkte të komandës së operacionit
Ky lajm është publikuar: 07/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›