Klose në karantinë, ka gripin e derrave
Miroslav Klose, sulmuesi i Bajernit të Mynihut dhe Kombëtares gjermane, është që sot në karantinë së bashku me familjen e tij. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi bavarez, pasi dy fëmijët binjakë të bomberit janë prekur nga virusi AH1N1. Klose dhe gruaja e tij, Livia, janë nën vëzhgim dhe ende nuk është e qartë nëse bomberi mund të marrë pjesë në miqësoren që Gjermania do të luajë të mërkurën kundër Bregut të Fildishtë. "Po presim daljen e analizave para se të marrim një vendim, duam të kuptojmë si ecën situata", bëri të ditur klubi.