Pesë ambasadorë kërkojnë kompromis
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ishte ndalesa e radhës së pesë ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Europian dhe SHBA-së në Tiranë. Dje në mesditë, diplomatët perëndimorë kërkuan nga drejtuesja e legjislativit gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike. Pak ditë pasi komisioneri europian për zgjerimin, Olli Rehn, i kërkoi të njëjtën gjë zëvendëskryeministrit Ilir Meta në Bruksel, janë vënë në lëvizje ambasadorët e SHBA-së, KE-së, OSBE-së, ai suedez dhe ai spanjoll.
Deklarata
Në përfundim të takimit me Topallin, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, John Withers, tha se "patëm një takim vërtet informues dhe produktiv me kryetaren e Kuvendit. Do të doja që ajo ta karakterizonte përmbajtjen dhe natyrën e këtij diskutimi, por unë do të doja të tërhiqja vëmendjen tuaj për një çështje tjetër". Duke ju referuar disa raportimeve në shtyp në lidhje me pozicionin e qeverisë amerikane, mbi bojkotin aktual të opozitës, Withers theksoi se "ajo që dua të qartësoj në lidhje me këto raportime është se unë mendoj se ato japin një panoramë keqinterpretuese ose jo tërësisht të qartë të pozicionit tonë". Pozicioni ynë, vijoi Withers, lidhur me bojkotin parlamentar është, në fakt, që më e mira do të ishte nëse do të kishte dialog midis aktorëve politikë kryesorë për të arritur një lloj kompromisi që do t‘i jepte fund këtij ngërçi. Mendoj, vijoi Withers, se të gjithë ndiejmë që mosprania e opozitës në Parlament nuk është në të mirën e vendit si i tërë. "Do të donim të shihnim një zgjidhje të kësaj, por mendoj se është me rëndësi jetësore që të kuptohet që kjo është diçka që duhet ta zgjidhë udhëheqja politike shqiptare", insistoi Withers. Shpresojmë, shtoi ai, që do të mund ta zgjidhin mes tyre dhe që gjërat të kthehen në rrugën që duhet të jenë. Në mungesë të një deklarate publike, duket se ky është edhe qëndrimi i ambasadorit të Komisionit Europian në Tiranë, Helmuth Lohan, atij të OSBE-së, Robert Bosch, përfaqësueses së Suedisë në Tiranë dhe ambasadorit spanjoll, vend që merr në janar drejtimin e presidencës së Bashkimit Europian.
Ultimatumi
Pak ditë më parë, klasës politike në Shqipëri i erdhi edhe një ultimatum i fortë nga komisioneri europian për zgjerimin, Olli Rehn. "Dua gjithashtu të them diçka në lidhje me pjekurinë demokratike. Progresi drejt Bashkimit Europian kërkon reforma të vështira dhe konsensus politik në prioritete kyçe", u shpreh Rehn gjatë takimit me Ilir Metën. Kjo është thelbësore, shtoi ai, për çdo vend që të bëjë progres drejt BE. "Në emër të forcimit të konsensusit politik, i kam kërkuar zv.kryeministrit të gjejë një zgjidhje për bllokadën aktuale politike dhe për bojkotin e Parlamentit prej opozitës. Patjetër që ky është një shqetësim që e kam ngritur edhe me opozitën dhe i kam kërkuar asaj që t‘i japë fund bojkotit parlamentar që nuk respekton standardet demokratike europiane. Debati demokratik duhet të ndodhë brenda Parlamentit", nënvizoi Rehn. Kjo, nënvizoi ai, është veçanërisht e rëndësishme gjatë kësaj periudhe që BE është duke konsideruar kërkesën dhe kur komisionit do t‘i duhet së shpejti të fillojë punën për opinionin mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE. "Një kriter politik thelbësor është stabiliteti demokratik dhe ky lloj bojkoti parlamentar nuk përputhet me pjekurinë demokratike apo me stabilitetin që kërkohet", vlerësoi Rehn.