E Diel, 1 Nëntor 2026

Enke, 35 mijë persona bëjnë homazhe për të

Një kortezh prej 35 mijë personash është mbledhur në qytetin e Hanoverit, për t‘i bërë homazhe Robert Enke, portierit të Kombëtares së Gjermanisë dhe njëkohësisht edhe klubit të qytetit me të njëjtin emër, i cili u vetëvra të martën. Vargu i gjatë i njerëzve të dëshpëruar ka përshkruar qytetin ku futbollisti banonte. Drejtuesit e Hanoverit, skuadra me të cilën Enke luante, parashikojnë pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra personave në stadium të dielën, ku do të zhvillohet një ceremoni lamtumire.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›