E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet Tajson, rrahu një fotograf

Problemet për Majk Tajson nuk kanë të sosur. Ish-boksieri është ndaluar nga policia në aeroportin e Los Anxhelosit, pasi goditi një fotograf me grusht. Fotografi po ndiqte ish-kampionin e peshave të rënda në boks, kur ky i fundit duket se ka humbur kontrollin pas shkrepjeve të aparatit dhe e ka goditur atë me grusht duke e lënë pa ndjenja. Fotografi ka përfunduar në spital me plagë në fytyrë, ndërsa Majk Tajson u ndalua prej autoriteteve aeroportuale. Më pas Tajson është lënë i lirë me kusht paraqitjeje në rajon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›