Si u largua nga Shqipëria më 1946 Misioni Amerikan
Leci Nr.9 / Për botim
Dokumenti, 16 shkurt 1946
Përfaqësuesi amerikan, letër Enver Hoxhës
Ende pa mbushur një vit nga dita e çlirimit të Shqipërisë, Komuniteti Ndërkombëtar dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kuptuar përfundimisht se udhëheqja shqiptare e kohës ka drejtuar kursin drejt Lindjes. Tashmë, sipas dokumenteve arkivore, letërkëmbimet zyrtare mes qeverive përkatëse (Amerikane e Shqiptare) si dhe takimet e përfaqësuesve të shtetit amerikan me ata shqiptarë, ia kanë lënë vendin hapit të fundit: korrespodencës për nënshkrimin e dokumenteve zyrtare dhe ndërtimin e marrëdhënieve mbi kushte të reja, që dikton rreshtimi i Shqipërisë në kampin lindor. Në një letër zyrtare fare të shkurtër, që mban datën 16 shkurt 1946, J.E.Jekobs, përfaqësuesi amerikan në Shqipëri, i komunikon Enver Hoxhës, që përveçse Kryeministër kishte dhe gradën e Gjeneralit, vendimin e qeverisë së tij për largimin e misionit nga Shqipëria. Ja teksti i letrës, shkëputur nga arkiva e kohës:
The Foreign Service of the United States of America. No.49
Misioni Amerikan, Tiranë, Shqipëri.
I dashur Gjeneral Hoxha:
Si mbas urdh