"Mes qeverisë që gënjen dhe popullit që thotë të vërtetën"
David Halberstami që ka ndërruar jetë disa muaj më parë, ishte gazetar i njohur amerikan që vinte shpesh në pikepyetje versionin zyrtar të asaj që po ndodhte. Kur lexoi për përpjekjet e qeverisë së Tiranës për të përgënjeshtruar akuzat lidhur me Durrës-Kukës dhe lexoj tani këtë raport të KLSH-së që flet për miliona abuzime, më vjen në mendje një thënie e z.Halberstam: "Për mendimin tim, në çdo rast ka një element të së vërtetës, por qeveritë shpesh përpiqen ta mbulojnë atë sepse nuk i shërben politikës së tyre, si në rastin e Vietnamit. Për mendimin tim, Vietnami e zëmëroi brezin tonë. Ajo ishte një përpjekje titanike në demokraci mes qeverisë që gënjente dhe popullit që thoshte të vërtetën".