"Vendi ka nevojë për njerëz punëtorë, jo për parazitë"
Une jam nga ato që s'besojne tek politika shqiptare sot. Dikush e quan qellim pergjysmimin e taksave dhe dyfishimin e pensioneve? Unë them që endrrat jane të bukura gjithmone por fatkeqesisht mbeten endrra. Çfarë tregon Berisha p.sh., me implementimin e Takses së Sheshte (pra një takse që takson me të njejten perqindje edhe të varferit edhe të pasurit)? Një pjese goxha e madhe e elektoratit të Berishes jane të varfrit. Pra Berishen e kane zgjedhur të varfrit dhe ky fut taksen e sheshte, që është antagoniste e ndihmes sociale. Nuk është shume kontradiktore kjo? Berisha është shumë konfuz në qeverisje, kalon nga politikat ekstra të majta, në ato ekstra të djathta, por ajo që është më e rëndësishme, mbeten të gjitha projektet rrugës, si ato të majtat, ashtu dhe ato të djathtat. Nuk mbaron asgjë, shuhet gjithçka si flluskë sapuni. Vendi ka nevojë për njerëz punëtorë dhe të mençur, jo për parazitë militantë. Shqiperia ka nevoje sidomos për ministra punetore, Berisha ka nevoje për "ass-kissera" që t'i shkojne pas delireve të tij.