E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ku shkoi luftaraku i paepur kundër kazinove?"

Si kryeministri Berisha edhe ministri i Financave, Ritvan Bode, dy udheheqesit kryesore të PD-se në pushtet mbrojten vendosmerisht sot në Kuvendin e Shqiperise lulezimin e kazinove në Tirane dhe në shume qytete të tjera të Shqiperise. Ato i sjellin qeverise 800 milione leke fitime nga taksat në vit, deklaroi prere ministri i Financave, Ritvan Bode. Dakord, po ku vajten premtimet e PD-se dhe Beirshes për moslejimin e kazinove në Shqiperi!? Që shteti shqiptar të kete perfituar 800 milione leke nga taksat prej ketyre, do të thotë që qytetarët shqiptarë kanë lënë aty afro 5 miliarde lekë. Berisha ka thënë në fushatë se kazinotë "ishin monstrat e Fatos Nanos dhe kumarxhinjve të majte" ... Unë prandaj votova, sepse jam një qytetar që kam neveri për këto objekte. Sigurisht nuk detyroj askënd të ketë mendimin tim, por unë prandaj votova. Nuk votova që shteti të më kthehet në një shtet mini-kazino si ky tani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›