"Si u shua dega e Gazetarisë në Elbasan"
Në Universitetin e Elbasanit, dega e Gazetarisë, nuk ka shumë kohë që është hapur. Akoma s'është bërë pesë vjeçe. Fillimisht ajo ishte si fëmija i pleqërisë në një familje!!! Studentët zhvillonin praktika, bënin reportazhe, punonin në radio (gjendej në universitet një e tillë) apo gazetë etj. Pedagogët, të përkushtuar maksimalisht, na e ushqyen dhe na e rrënjosën edhe neve ndjenjën e përkushtimit dhe të punës. Po sot? Cila është gjendja e kësaj dege? Studentë që se di se përse quhen të tillë, pasi auditorët dhe librat i kanë harruar (përfshirë edhe veten). Radioja gjendet jashtë funksioni që prej një viti, si pasojë e një rikonstruksioni që vazhdon e vazhdon pambarim e që s'dihet se edhe sa do të vazhdojë... Pedagogët se kanë më atë shpirtin e mirë për të na ndihmuar. Duket se vijnë në auditore nga ndonjë nevojë, ndoshta nevoja për të jetuar, dhe kanë harruar se e ardhmja jonë varet nga ata...