"Viktima e fundit e "minierës së vdekjes" në Bulqizë"
Pasiguria në punë është një problem që i shqeteson shqiptaret kudo që ndodhen. Shtysën për këtë shkrim e mora nga ngjarja tragjike që ndodhi dje, ku humbi jeten një tjeter puntor në Minieren e Bulqizës. Numri i personave që kanë humbur jeten në minieren e Bulqizes kohet e fundit ariti në 15, një shifer shume e madhe. Si për ironi tendencioze, Ministri firmos një dokument për heqjen e licences për kompanine: Pse nuk e hoqi me perpara ai licencen? Apo priti që numri i të vrareve të arrinte në 15? Është gjynah që u humben gjith ato njerez të pafajshem që punonin për buken e gojes në kushte shume skandaloze, ku nuk zbatoheshin fare Rregullat e Sigurimit Teknik. Pse nuk u kontrollua menjehere Miniera e Bulqizes sapo humbi jeten personi i pare dhe të bllokohej e t'i hiqej licenca që atehere? Një pyetje që nuk i pergjigjet kush. Pse nuk u preukupuan institucionet perkatese në lidhje me kete? Nuk ma mer mendja që ato të mos kene qene në dijeni për kushtet në të cilat punonin punetoret e kesaj miniere që po merr jete njerezish. "Miniera e vdekjes" mund ta cilesojme minieren e Bulqizes, e cila është jashte çdo lloj standardi dhe nuk duhet të lejohet që ajo miniere të hapet pa arritur të siguroje jeten e punojesve të saj dhe të zbatoje gjithashtu Rregulloren e Sigurimit Teknik.