Ambasadori amerikan, leksion për dhunën ndaj gruas në Elbasan
• ELBASAN - Ambasadori amerikan në Shqipëri, John L. Withers ka zhvilluar dje një takim me studentë e pedagogë në qytetin e Elbasanit.
Tema e diskutimit ka qenë “Dhuna ndaj grave dhe fuqizimi i gruas në politike”, e zhvilluar në kuadër të muajit mars, muaj i cili i përket historisë së gruas në Amerikë. Në takim kanë marrë pjesë persona, të cilët punojnë në fushën e fuqizimit të figurës së gruas, studentë, pedagogë, si dhe rektori i universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Liman Varoshi. Ambasadori Withers, në auditorin e Fakultetit Ekonomik ka shpjeguar për ecurinë e fuqizimit të statusit të gruas. Duke iu referuar statistikave botërore ai ka pohuar se çdo ditë, një në tre gra dhunohen, dhe sipas tij, kësaj situate duhet t’i jepet fund sa më shpejt të jetë e mundur. “Tashmë Shqipëria ka një ligj përsa i përket barazisë gjinore, i cili pritet të përmirësohet në disa drejtime”, ka pohuar para të pranishmëve Ëithers. Sipas tij, ky ligj do të kërkojë që të ketë përfaqësimin e sa më shumë grave në Parlament. “Nuk ka role të ndara në shoqëri, dhe për këtë një mbështetje të madhe kjo shoqëri ka edhe për gruan, pjesëmarrjes së saj në politikë e kudo”, shtoi ambasadori. Më pas një përshëndetje për ardhjen e tij në qytetin e Elbasanit ka bërë edhe kryetarja e Shoqatës së Dhunës Kundër Gruas në Elbasan, Shpresa Banja, e cila nuk ka lënë pa përmendur edhe faktin se në tremujorin e parë të këtij vitit, duket se në Qarkun e Elbasanit ky fenomen ka ardhur duke u zbutur, krahasuar me të dhënat e vitit të kaluar. a.k