E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksisti i dehur, aksidentohet pasagjeri

• KORÇE – Shpejtësia tej normave të lejuara dhe dhënia e makinës në gjendje të dehur ka shkaktuar një aksident të rëndë në fshatin Baban të rrethit të Devollit.

Sipas policisë, Sheqadet Lulo, 52 vjeç dhe Gëzim Xhambazi, 32 vjeç po udhëtonin në një autoveturë tip “Volsvagen Golf”, me targa DV 2072 kur kanë dalë nga rruga dhe pas disa rrokullisjesh mjeti ka përfunduar i përmbysur. Nga aksidenti ka mbetur i vdekur pasagjeri Xhambazi, si edhe është plagosur drejtuesi i automjetit, Lulo. Mësohet se ai është dërguar në spitalin e Bilishtit, ku është në gjendje të rëndë për jetën. Sipas hetimeve të para të kryera rezulton se, shkak i aksidentit ka qenë drejtimi i autoveturës në gjendje të dehur, si edhe shpejtësia e madhe me të cilën ai po lëvizte. Bëhet e ditur se Lulo, banor i fshatit Baban, punonte shofer taksie nga fshati i tij, në Bilisht dhe anasjelltas. Para orës 16.00, kohë kur ka ndodhur aksidenti, ai ka qenë duke konsumuar pije alkoolike në një nga kafenetë e qytetit të Bilishtit. Burimet policore bënë të ditur se, për Lulon është marrë masa e arrestit pasi akuzohet si autor aksidenti me pasojë vdekjen.                                               j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›