E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te barazosh xhelatin me viktimen

Do te deshiroja shume qe beteja ime e pare politike ketu te ishte per lirite dhe te drejtat e njeriut ne Evrope per te cilat kam luftuar si student ne 1990 duke rrezuar nje nga diktaturat me te egra komuniste te kontinentit. Mjerisht sot duhet te merrem me dicka tjeter Z. Reporter i nisur nga indicet e nje libri me iniciative ruse me ndihmen e Serbise i etur per publicitet tenton pa asnje prove nepermjet nje raporti te vendose ne banken e akuzes Bashkimin Evropian SHBA Kosoven Shqiperine Hashim Thacin dhe UCK-ne Bernd Posselt deputet i Parlamentit Evropian e quan z. Marty demagog njeri qe keqperdor postin e tij duke ngritur akuza pa prova Denis MacShane ish-sekretari britanik per Evropen thote se qe nga koha e diktatorit kamboxhian Pol Pot nuk jane bere deklarata kaq sensacionale per nje lider ne detyre si Thaci.

Te Nderuar Kolege

Nese une i fshehur pas imunitetit tim do beja si zoti Marty me romanin e tij do te mund ti thosha Tre deshmitare qe kane frike te identifikohen me kane njoftuar se ai ka marre para nga Serbia. Por une sjam Dick Marty dhe z. Reporter nuk eshte Dan Brown ndaj do te them dicka me te arsyeshme A thua ju z. Reporter i besoni naivisht tregimet e gazetes serbe Kurir qe ne 2006 akuzonte dhe te nderuarin Kushner se kishte marre pjese ne trafikun e organeve E qe NATO-n u paskesh ofruar baza

Ne raportin tuaj nuk ka te pakten nje emer te vdekuri qe i kane marre organet

Mire deshmitaret e gjalle qe kane frike po te vdekurit pse mungojne ne raportin tuaj

Ketu dua ti them Z.Reporter Lexoni intervisten e kirurgeve zvicerane apo Goran Kronjes shef i departamentit te transplanteve te spitalit ushtarak te Beogradit ne revisten serbe Svjedok te janarit 2011 i cili thote Nese doni te turperoni dike ne Prishtine gjeni dicka tjeter dhe mos shpikni se ne malet e Shqiperise e Kosoves mund te behen transplante organet nuk jane nje flash drive qe mund te futen nga nje trup ne nje tjeter.

Te nderuar kolege historia eshte e mbushur plot me permbysje te te vertetave prej shteteve me kapacitete propagandistike te medha ne rrafsh boteror. Xhelatet fale kesaj teknologjie tentojne te barazohen me viktimat. Madje jane nderruar rolet.

Ne ndermarrjen e z. Reporter qe i ka kushtuar dy vjet e gjysme kohe dhe para KE-se ka dicka te ngjashme. Une kam nje eksperience personale qe me bind per kete.

Une i perkas popullsise came viktime e gjenocidit dhe spastrimit etnik ne fund te Luftes se Dyte Boterore kur skishte as CNN as Keshill Evrope qe te dokumentonte gjithe krimet. E verteta e atij gjenocidi mbi camet hebrenjte e Greqise qe une dhe familja ime e dime mire asnjehere seshte mesuar nga bota. Une jam shume i ndjeshem se ne ate kalvar biblik kam pasur tim gjysh dhe babain tim 2-vjecar qe nuk e pane me kurre vendin ku kishin lindur.

Te nderuar Kolege

Serbia e Milloshevicit ka perdorur furrat e fabrikave per te zhdukur kufomat nga frika e ndeshkimit nderkombetar ndersa sot paraqet shqiptaret si xhelate Dua tu kujtoj se Kosova prej vitit 1999 eshte vendi me i monitoruar nderkombetarisht prej NATO-s EULEX-it etj. ndaj nje pjese e krimeve qe thote i nderuari reporter thjesht smund te ndodhin.

Te nderuar Kolege

Qeveria e Shqiperise dhe e Kosoves duan hetime dhe jane shprehur zyrtarisht per kete. Kjo projektrezolute nuk shton asgje ngjan e padobishme.

Bota sot e ka kuadrin legal per te bere hetime ne Kosove dhe Shqiperi.

Ajo duhet te kete vetem nje nen te kryhen hetime dhe reporteri te paraqese prova ne publik dhe Kosova te jete pjese e Keshillit te Evropes. Per te plotesuar mungesen e tyre ketu popullsia e Kosoves ka derguar prane Keshillit te Evropes nje peticion te firmosur nga me shume se 260.000 njerez qe besojne tek ne dhe demokracia. Une i kerkoj kesaj salle te nderuar te hedhe poshte projektrezoluten. Ajo nuk ndihmon ne permiresimin e marredhenieve midis shqiptareve te Kosoves dhe serbeve por i perkeqeson ato.

Keshilli i Evropes nepermjet projektrezolutes urdheron EULEX-in trupen me te specializuar evropiane d.m.th. urdheron BE-ne te beje hetime ndersa hetimet per akuzat e tij jane ne vazhdim e siper pas atyre qe jane bere prej UNMIK-ut Gjykates se Hages pa rezultat.

Fjala e mbajtur ne seancen plenare te Asamblese te Pergjithshme te Keshillit te Evropes

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›