E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina para Japonisë

Nga Express më 14 shkurt 2011 në ora 13:00

Pas më shumë se 40 vjetësh ekonomia e dytë e botës, Japonia tani rreshtohet pas Kinës, gjë që shënon fundin e një epoke për Japoninë.

Statistikat e fundit të bëra publike në Tokio, tregojnë se ekonomia japoneze u rrit me 3.9 për qind në vitin 2010, me një ritëm më të ngadalshëm se sa ekonomia e Kinës.

Ekonomia japoneze pësoi tkurrje mes muajve tetor- dhjetor, megjithatë rritja për të gjithë vitin 2010 ishte në nivelin 3.9 për qind.

Pas Luftës së Dytë Botërore ishte Japonia që u cilësua si një mrekulli ekonomike.

Por perspektiva ekonomike e Japonisë varet në masë të madhe nga rritja e vazhdueshme e ekonomisë së vendeve fqinje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›