Inter-Juve, sfida për Maskeranon
03/02/2005
Merkato dimërore është mbyllur, por Interi dhe Juve po mendojnë që tani për objektivat e merkatos së verës: është fjala për Havier Maskeranon, talentin 20- vjeçar të River Pletit. Mesfushori, i cili do të largohet nga Argjentina në qershor, është i ndjekur nga të dy klubet, pikërisht në një fazë shumë delikate, ku nuk mund të bëhet asgjë zyrtare. Lojtari ndiqet me kujdes nga Çelsi dhe Real Madridi. Rruga për të marrë lojtarin është e hapur. Të gjithë e dëshirojnë lojtarin, i cili dukej sikur kishte shkuar me Korinthias. Ishte thënë që gjithçka kishte mbaruar, por tratativat nuk janë mbyllur. Të gjithë klubet e mëdha të Evropës kur e morën vesh lajmin, rifilluan përsëri të kërkonin lojtarin. Juve ka bërë hapin e parë zyrtar në ditët e kaluara: Luçiano Moxhi ka takuar agjentët e lojtarit për të nisur tratativat. Së bashku me Emersonin, do të formonte një dyshe qendrore të mrekullueshme dhe Fabio Kapelos i ka pëlqyer përherë shumë. Ndërsa, Interi mund të vërë në lëvizje një manovër tjetër për të marrë lojtarin, atë të “zemrës”. Në fakt, Maskerano është shumë i lidhur dhe ka shumë miqësi me Havier Zanetin dhe Esteban Kambiason, të cilët mund të jenë shumë deçizivë, për t’i mbushur mendjen lojtarit që të veshë fanelën zikaltër. Nuk duhet harruar se Morati ka patur përherë “simpati” për argjentinasit: në grupin e këtij sezoni janë prezent 6 argjentinas. Por, skuadrat italiane duhet të kenë kujdes nga Real Madridi dhe nga paratë që mund të ofrojë Roman Abramoviç. Në dhjetor lojtari ishte në “Bernabeu”, për të luajtur një ndeshje bamirësie, ku aty ka takuar drejtuesit e Realit, ndërsa padroni i Çelsit i ka ofruar 9 milionë dollarë për të marrë Maskeranon.