Pakistan, sulme me avion pa pilot, 5 të vrarë

Një avion amerikan pa pilot siç quhen ndryshe dronë, ka qëlluar me raketa kundër një automjeti në lëvizje në Waziristan.
Si pasojë 5 persona kanë mbetur të vrarë dhe mendohet të jenë militantë islamikë. Lajmi bëhet i ditur nga Dawn News Tv ndërsa sipas informacioneve nuk ka të plagosur.
Zona ku ka ndodhur sulmi ndodhet në veri të Pakistanit në kufi me Afganistanin. Sipas informacioneve të para nga mediat, sulmi me raketa ka ndodhur në një fshat në zonën e quajtur Datta Khel. Avioni pa pilot sipas dëshmitarëve ka qëlluar të paktën dy raketa dhe më pas është zhdukur.
Sulmet me avionë të pilotuar nga distancë janë të shpeshta kohët e fundit në Pakistan.