“Sigal”, në 4 muaj të 2009-s, epërsi në tregun e sigurimeve
Rezultatet e katër muajve të parë të vitit ishin shumë pozitive për kompaninë kryesuese të tregut shqiptar të sigurimeve. Sipas të dhënave të Departamentit të Statistikës dhe Aktuaristikës, nisur nga volumi i përgjithshëm i primeve të shkruara dhe numri i kontratave, objektivat e vendosura dhe parashikimet për 2009 janë arritur dhe tejkaluar me 12.6 %. Krahasuar më një vit më parë, volumi i përgjithshëm i primeve të shkruara të kompanisë është rritur me 29%, ku rritja më e madhe ka ardhur nga sigurimet vullnetare, produktet e pasurisë dhe shëndetit. Më konkretisht, volumi i primeve për produktet e pasurisë është rritur me 37.7%. Produktet e Shëndetit dhe Kartonit Jeshil janë rritur me 30.3% krahasuar me 2008-n. Një fakt gjithashtu domethënës në lidhje me këtë produkt është shuma e dyfishuar e të ardhurave nga produktet e shëndetit privat si mbulimi “i Artë”, “i Argjendtë” dhe “Standard”. Përmes këtyre tre opsioneve, “Sigal” ofron mbulim të shpenzimeve mjekësore thuajse në të gjithë botën deri në vlerën 500.000 euro/vit. Ndërkaq, sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të pasqyruara në Buletinin Statistikor për periudhën janar-prill 2009, “Sigal Life” zë 51.3 % të tregut për primet e shkruara bruto për produktet e sigurimit të jetës dhe 70.6% të tregut për dëme të paguara. Në këtë mënyrë, “Sigal Life” vazhdon të renditet në vendin e parë në sajë të risisë së produkteve që ofron dhe përgjigjes në kohë ndaj kërkesave të klientëve të tij. Ndërkohë që bazuar në të njëjtin raport, “Sigal Jo-Jetë” kryeson tregun duke zotëruar 29.3% të tij prime të shkruara bruto dhe 36.12% dëme të paguara. Produktet e reja që “Sigal” ka sjellë në fushën e sigurimeve të jetës ashtu dhe jo-jetës, reflektojnë fleksibilitetin, dinamizmin dhe aftësinë për t’iu përgjigjur kërkesave gjithnjë në rritje të tregut dhe synimit për të ofruar produkte unikë për nga lloji. Renditja e vazhdueshme në vend të parë është, në këtë mënyrë, shprehja më e mirë e ideve të reja dhe përgjegjshmërisë ndaj klientit.