Prokuroria, 32 vjet burg për ushtarët përdhunues të Bisht-Pallës
22/10/2004 DURRËS - Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 32 vjet burg për 10 të arrestuarit, të cilët janë akuzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë në mjediset e repartit ushtarak të Bisht-Pallës.
Në seancën e djeshme, të zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Durrësit, prokuroret Erviola Stoja dhe Antoneta Bejko, kanë paraqitur pretencën prej 32 faqe materiale para trupit gjykues, për të vërtetuar fajësinë e ushtarëve, sekserëve dhe pronarëve të lokaleve.
Çështja e Bishtit të Pallës është transferuar për gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda për shkak të akuzës që rëndon mbi 10 të akuzuarit.
Në seancën e djeshme, ku qenë të pranishëm 8 prej tyre, ndërkohë që një pronar lokali dhe një ushtar kanë autorizuar avokatët të jenë në seancë, Prokuroria i ka akuzuar për disa vepra penale të ndaluarit. Ndërkohë që, njëri prej tyre, Gjergj Tema, i njohur ndryshe si ish i fejuari i adoleshentes Altiona Lima është akuzuar për mashtrim, pjesa tjetër e efektivit të reparit dhe të sekserëve së bashku me dy pronarë të lokaleve janë akuzuar për “marrëdhënie seksuale me dhunë”, “shfrytëzim prostitucioni” dhe “kanosje me armë”.
Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila i ka kërkuar trupit gjykues 32 vite burg për dhjetë të ndaluarit, e ka mbështetur kërkesën në nenin 378, 393/2 dhe 190 të Kodit Penal. Në seancën e zhvilluar në Durrës, prokuroret kanë kërkuar dënimin maksimal deri në 7 vite dhe 6 muaj heqje lirie, por nisur nga Kodi Penal, i cili në bashkimin e neneve parashikon ulje dënimi, kërkesa për heqje lirie ka variuar nga 5 vite për sekserët deri në 1 vit për ushtarin që gjykohet si më pak i implikuar.
Edhe në këtë seancë gjyqësore, denoncuesja Oltiona Limaj nuk është paraqitur, ndërsa prokuroret gjatë pretencës kanë hedhur poshtë pretendimet e mbrojtjes, se deklarimet e 15-vjeçares Limaj janë bërë në kushtet e paaftësisë mendore. Në fjalën e akuzës është cilësuar se pas raportit mjeko-ligjor si dhe pas përputhjes së deklarimeve të saj me verifikimin në vendin e ngjarjes, viktima ka pohuar të vërtetën. Ngjarja për të cilën gjykohen 7 ushtarë, një pronar lokali dhe dy trafikantë të prostitutës, ka ndodhur në korrik të vitit të kaluar, ndërkohë që denoncimi nga e deklaruara e dhunuar është bërë në organet e drejtësisë në nëntor, gjë që ka pasuar me arrestimin e dhjetë të akuzuarve si dhe me pushimin nga puna të komandantit të bazës detare në Bishtin e Pallës,Vladimir Bajrami.
Në seancën e djeshme, vetëm njëri nga 10 të ndaluarit, kuzhinieri i repartit ushtarak, nuk e ka pranuar fajësinë, ndërsa të tjerët kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.
Në seancën e zhvilluar më datë 6 tetor, gjykatësi Fejzo Hysi i la dy javë kohë organit të akuzës për të paraqitur pretencën pas kërkesës së mbrojtjes për gjykim të shkurtuar. Edhe dje, gjyqtari Hysi i ka dhënë avokatëve po kaq ditë sa dhe prokurorëve, për t’u përgatitur duke vendosur që seancën përfundimtare ta zhvillojnë më datë 9 nëntor, ku edhe do të mësohet masa e dënimit për secilin prej të akuzuarve të Bishtit të Pallës.