E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet nga policia italiane emigranti Shpend Paloka

22/10/2004  Një shqiptar u vra dje nga policia italiane kur po tentonte të shpëtonte prej saj. Pas ngjarjes viktima është identifikuar si 25-vjeçari Shpend Paloka. Ai ndiqej nga policia italiane pasi akuzohej si kreu i një bande shqiptare që trafikonte drogë. Ngjarja ndodhi pas mesnates ne fshatin Rokapriora, në afërsi të Romës, kur policia kishte rrethuar ndërtesën ku Shpend Paloka takohej me një mikun e tij. Kur 25-vjeçari ka dalë nga banesa i shoqëruar nga një grua ka vënë re policine dhe ka tentuar të largohet. Ai që ka qëlluar ka qenë një inspektor i policisë se Katanias, i cili është vënë në ndjekje të tij, duke qëlluar në ajër dhe duke i bërë thirrje të kërkuarit të ndalonte. Në kohën kur Shpend Paloka është kthyer nga polici që e ndiqte, italiani ka menduar se Paloka ishte i armatosur dhe ka qëlluar drejt emigrantit shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›