KESH, lë në errësirë 62 institucione buxhetore në Durrës
22/10/2004 DURRËS – KESH-i në Durrës ka vendosur të ndërpresë furnizimin me energji elektrike për 62 institucione dhe ndërmarrje buxhetore në prefekturën e Durrësit.
Drejtori i Divizionit Shpërndarës të Energjisë në Durrës, Llambi Karamani, ka deklaruar për median se “vendimi i ndërprerjes së furnizimit me energji të këtyre institucioneve ka filluar të ekzekutohet në terren që prej dy ditëve”.
Krahas debitorëve të shumtë të institucioneve jobuxhetore, privatëve dhe familjarëve, Karamani ka renditur si problematik edhe sektorët që mbahen me buxhetin e shtetit. Sipas tij, 62 institucione buxhetore i detyrohen elektrikut në shuma që variojnë në disa milionë lekë dhe se drejtuesit e tyre nuk kanë arkëtuar prej disa vitesh asnjë qindarkë.
Institucione kryesore në Durrës dhe Kavajë, të cilat janë përfshirë në këtë listë, kanë më shumë se 3 vite që nuk i shlyejnë KESH-it të hollat për energjinë e shpenzuar dhe kjo i ka detyruar drejtuesit e këtij filiali në Durrës të urdhërojnë ndërprerjen e furnizimit.
Ndërsa, kjo listë është shumë e gjatë, Karamani ka veçuar Ndërmarrjen e Plazhit me një debit prej 60 milionë lekë, degën e shërbimeve qeveritare në Plazh me 13 milionë
lekë, bashkia e Kavajës, 30 milione lekë, Instituti i Mbrojtjes së Bimëve, 24 milionë lekë, pallati i kulturës “Aleksandër Moisiu” në Durrës, 12 milionë lekë, Rruga Ura
Kavajë, 17 milionë lekë, si dhe shumë institucione të tjera. Në këtë listë, e cila është ndër më të gjatat, janë të listuar edhe shumë shkolla publike në qytetin e Durrësit si dhe qendra kulture së bashku me Sport Klub “Teuta”, e cila në vetvete i detyrohet KESH-it 7.3 milionë lekë.
Drejtori Karamani ka thënë se, “në të gjitha fshatrat turistikë të Kavajës ndërprerja do të vazhdojë deri në finalizimin e aksionit”, ndërkohë që ka paralajmëruar ndërprerje të korrentit edhe në institucione të tjera si dhe tek pajtimtarët familjarë.
Kriza e rëndë e arkëtimeve në KESH i ka shtyrë drejtuesit e tij të ngrenë disa grupe pune dhe specialistë për të zbardhur vendimin, i cili këtë herë ka përfshirë institucione kryesore në qarkun e Durësit.
Karamani ka thënë se, “ky aksion është detyruar për shkak të diferencës së madhe në nivelin e arkëtimeve, krahasuar me faturën që i detyrohen institucionet dhe ndërmarrjet, ndërsa ka cilësuar se e vetmja mundësi për të ulur numrin e debitorëve është prerja e energjisë. Përpjekjet për t’i bllokuar institucioneve shumën që i detyrohen elektrikut përmes degës së thesarit, kanë qenë pa rendiment, edhe pse fatura e energjisë elektrike është cilësuar si titull ekzekutiv”, ka përfunduar Karamani.