Kontrabandistët braktisin viçat, i ikin policisë
22/10/2004
TROPOJË - Kontrabandistët e gjësë së gjallë në kufirin Shqipëri-Kosovë të rrethit të Tropojës kanë braktisur edhe mallin për blerjen e të cilit kanë shpenzuar disa mijëra euro në përpjekje për t’i shpëtuar policisë.
Burime zyrtare të policisë lokale, thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01.00 të së premtes, kur 6 persona që tentonin të fusnin kontrabandë nga Kosova në Shqipëri, 22 viça, pas thirrjes për të ndaluar, duke përfituar nga errësira janë larguar në drejtim të Kosovës.
“Me cilësinë e provës materiale janë konfiskuar 22 viçat, ndërsa kanë nisur hetimet, pasi dyshohet se ky është një rrjet i mirorganizuar trafikantësh të gjësë së gjallë, që mund t’i ketë shpëtuar vëzhgimit të policisë pas goditjeve që i kemi dhënë kësaj kontrabande në 6-mujorin e parë”, thanë burimet zyrtare të policisë.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Vicidol, vetëm disa qindra metra larg kufirit me Kosovën, kur forcat e policisë kufitare kanë evidentuar 6 persona që tentonin të fusnin në thellësi të territorit një numër të konsiderueshëm viçash kontrabandë.
Gjatë 10 muajve të parë të këtij viti, në kufirin e këtij rrethi me Kosovën, janë konfiskuar mbi 150 viça, ndërsa janë ndaluar 11 persona. Ndërsa rasti më i fundit, është i pari që kontrabandistët braktisin lehtësisht mallin, gjë që ka shtuar dyshimet e policisë për një rrjet të mirorganizuar të këtij trafiku.