BE rregulla te reja per fondet e paraaderimit
Komisioni Europian nuk do të bëjë më ndarjen mes vendeve kandidate potenciale dhe vendeve formalisht kandidate për aderimin në dhënien e fondeve të nevojshme në përgatitje të këtyre vendeve për futjen e tyre në Bashkimin Europian. Për fondet e reja të paraaderimit në BE duam ta heqim këtë ndarje ka thënë drejtori për zgjerimin në Komisionin Europian për Ballkanin, Stefano Sanino.
Në Parlamentin Europian, Sanino ka shpjeguar se për të ardhmen KE synon rishikimin e instrumentit të fondeve paraaderuese, për ta bërë atë më efikas. Procesi i zgjerimit të BE është në një fazë të ndryshme nga ajo e kaluara, ka shpjeguar Sanino, duke shtuar se tashmë përdorimi i këtyre fondeve duhet konsideruar edhe për një periudhë më të gjatë sesa pritjet. Sipas drejtorit të përgjithshëm për zgjerimin në BE për Ballkanin, instrumenti i ri i paraaderimit nuk parashikon vetëm monitorimin e përdorimit të fondeve, por edhe një vlerësim të performancës së vendeve të ndryshme, duke identifikuar praktikat e mira mes përfituesve.
Një tjetër prioritet për Stefano Sanino është ai i koordinimit të ndërhyrjeve me donatorët e tjerë, për të shmangur dublikimet dhe mbivendosjet. Për vitin 2011 fondet për paraaderimin në BE kanë shkuar për vendet si Turqia dhe Serbia të ndjekura nga Shqipëria, Kosova, Bosnje Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Islanda.
Ndërkohë anëtari i Gjykatës së Auditimit ne BE, Karel Pinxten, në fjalën e tij në komisionin e jashtëm të PE ka theksuar se korrupsioni mbetet problemi kryesor për vendet kandidate për në BE që mund të kërcënojë seriozisht të gjithë procesin. Duke folur për fondet e këtij procesi të destinuara nga BE, Pinxten ka përmendur përpjekjet ekonomike të vendeve anëtare të BE në këtë periudhë krize, që në 2011-ën ishin gati 1 miliardë euro.
Për këtë motiv, ai e ka konsideruar të rëndësishme shpenzimin e cdo euro në mënyrën më të mirë. Për anëtarin e Gjykatës së Auditimit BE, faktori kohë është një faktor kyc. Përgatitja për futjen në BE është më shumë një maratonë se sa një sprint. Mbi bazën e eksperiencave të kaluar ka thënë Prinxten është e rëndësishme përcaktimin e objektivave inteligjente, prioriteteve specifike, rilevante, të matshme dhe në kohë të caktuar.