Siguria, ministri Basha raporton në Kuvend
Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka dhene garanci përpara deputeteve se pavarësisht rritjes se numrit te krimeve krahasuar me gjashtëmujorin e vitit te kaluar siguria kombetare mbetet e pacenuar. I thirrur per te raportuar ne komisionin e sigurise mbi rezultatet e luftes kunder krimit te organizuar ai u eshte përgjigjur pyetjeve duke iu referuar raporteve te organizmave nderkombetare.
“Kemi përparuar në luftën kundër krimit të organizuar, kemi përparuar në çështjen e kufijve, kemi përparuar në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave. Në tërësi, indikatorët e sigurisë në vend kanë mbetur nën mesataren europiane. Ju mjafton të shkoni në dhomat tuaja të dëputetëve dhe të klikoni në internet për të parë qoftë në faqen zyrtare të Agjencisë së Kombeve të Bashkuar, qoftë në faqen zyrtare të BE dhe të shikoni që Shqipëria renditet nën mesataren e vendeve europiane sa i takon indikatorëve kryesorë të kriminalitetit” tha Basha.
Basha e ka cilësuar sukses faktin qe Shqiperia nuk eshte me nyje kyce ne harten e trafikut nderkombetar te droges. “Të arrish që rrugët e heroinës të zhvendosen në jug dhe në veri të vendit sepse trafikantet e konsiderojnë Shqipërinë një vend jo të volitshëm është një arritje madhore për një vend i cili vetëm pesë apo 10 vjet më parë përbënte nyje të narkotrafikut europian. a ka mbaruar kjo përpjekje? Sigurisht që jo” tha Basha.
Ministri i Brendshem eshte shprehur optimist per raportin qe do hartojne ekspertet e Bashkimit Europian ne lidhje me përmbushjen e tre kushteve te mbetura per liberalizimin e vizave.
Genti Hazizaj