Siguria në hekurudha, në nivele alarmante
Siguria në hekurudha vijon të ngelet në nivele alarmante. Nga vëzhgimi i kameras sonë, në një prej zonave ku kryqëzohet rruga automobilistike me shinat e trenit, rezulton se nuk plotësohet asnjë kusht minimal sigurie dhe mungojnë semaforët apo trarët e sigurisë.
Pikërisht ky kryqëzim, midis hekurudhës dhe rrugës automobilistike në fund të rrugës "Jordan Misja" në Tiranë, është bërë burim aksidentesh tragjike në shumë raste. Edhe banorët e zonës të cilët i kanë shtëpitë e tyre mjaft afër, shprehehen se rastet e aksidenteve si pasojë e mungesës së sinjalistikës kanë qenë mjaft të shpeshta ndaj ndihen të kërcënuar.
Në nivele alarmante sigurie ndodhen pjesa më e madhe e hekurudhave në vend, ndërsa rastet e aksidenteve nga mungesa e sinjalistikës vijojnë të shtohen.