Festa e Bytyçit, muzikë dhe valle tropojane në Malin e Dajtit

E diela e fundit e muajt gusht, shënon një festë të rëndësishme për të gjithë ata, të cilët kanë preardhjen nga krahina e Bytyçit në Tropojë.
Kjo festë organizohet në malin e Dajtit për të tetin vit me rradhë dhe qëllimi i aktivitetit është mbajtja, ruajtja dhe pasurimi i kulturës, traditës së kësaj krahine dhe ruatja e lidhjeve midis banorëve të kësaj krahine, pasi një pjesë e madhe e tyre janë shpërngulur në qytete të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht pas viteve 90-të.
Përgjatë festës, oganizohen promovime librash, konsumohen ushqime tradicionale dhe pjesëmarrësit, shoqërohen nga muzika dhe valle tradiconale të zonës.
Por, në këtë festë nuk mungojnë edhe shqiptarët e ardhur nga përtej kufinjëve. Zgjedhja e malit të Dajtit nuk është rastësore, pasi ky vend i përngjan krahinës së Bytyçit. Festa e Bytyçit organizohet për të tetin vit me rradhë dhe tashmë, ësthë shndërruar në traditë.