E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siguria, tani e koordinon Berisha

Çështjet e sigurisë kombëtare do të kontrollohen tani nga një departament, i cili do të ngrihet në Këshillin e Ministrave. 

Këtë e bëri të ditur dje, kryeministri Berisha, i cili tha se pranë Kryeministrisë do të krijohet një departament që do të koordinojnë punën e të gjithë agjencive që merren me problemin e sigurisë, ku përfshihen SHISH, Garda e Republikës, Policia, Tatimet, doganat, Shërbimi i Ushtrisë, Policia Ushtarake dhe inspektorate të tjera. Duke folur në mbledhjen e Komitetit të Politikave të Sigurisë, Berisha tha se: "Ky model ekziston në shumë vende dhe mundet që ky komitet, i cili përcaktohet me ligj, të marrë atributet e një kolegjiumi që të shqyrtojë periodikisht problemet e sigurisë së vendit. Ndaj, gjykoj se problematika është e madhe, por dhe mundësitë janë të mëdha për ta përballuar me shumë eficiencë". Berisha kërkoi më shumë bashkëpunim dhe koordinim ndërmjet Shërbimit Informativ Shtetëror dhe institucioneve të ndryshme në vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›