Trupat në Çad, opozita akuza për shitje armësh
Akti normativ i qeverisë për dërgimin e trupave në Çad shkakton debate të ashpra në Komisionin e Sigurisë.
BLEDAR HOTI
Opozita në mbledhjen e djeshme akuzoi qeverinë "Berisha" se ka shitur dy vjet më parë armë në vendin ku do të dërgohen trupat paqeruajtëse. Deklarata për shitje armësh është bërë nga ana e deputetëve të majtë, Pirro Lutaj dhe Petro Koçi. "Informacionet që disponojmë ne, janë se ushtria shqiptare, qeveria shqiptare ka pasur kontakte dhe ka dhënë kontribute të tjera. Është e domosdoshme që të njoftohet Komisioni i Sigurisë dhe sidomos Parlamenti për këtë çështje, para se të marrë vendim për aktin. Ne nuk mund të bëjmë në të njëjtën kohë që të furnizojmë me armë formacione dhe nga ana tjetër të çojmë djemtë tanë në komandat paqeruajtëse për t'u vrarë me armët tona", deklaroi Lutaj. Ndërsa edhe Koçi theksoi se, "ne na duhet të kemi informacion nëse në këtë tregti armësh është përfshirë vetëm Ministria e Mbrojtjes apo ka pasur dijeni edhe Kryeministri Sali Berisha", deklaroi Koçi. Ai gjithashtu kërkoi të dijë se përveç Shqipërisë politike a ka pasur ndonjë partner strategjik në lidhje me këtë veprim të Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes. Deputetët demokratë deklaruan se çështja e shitjes së armëve nuk ka të bëjë fare me aktin normativ. Deputeti i PD-së, Demi, tha se "deklarata e deputetëve të opozitës mund të jetë objekt bisede i një mbledhjeje tjetër dhe se akt është një vullnet politik". Akti normativ është votuar pro vetëm nga maxhoranca, ndërsa Lutaj votoi kundër, abstenuan Koçi, Musabelliu dhe Legisi.
Debati për Oketën
Ndërsa një tjetër debat mes pozitës dhe opozitës ka qenë edhe mungesa e ministrit të Mbrojtjes. Deputetët e opozitës, por edhe ata të maxhorancës, shprehën indinjatën për mungesën e ministrit të Mbrojtjes, Gazmend Oketa. "Ne duam një person politik, që duhet të na mbrojë këtë akt normativ, këtë nuk mund ta bëjnë as drejtorët e as ushtarakët. Pse qeveria i shmanget këtij akti", deklaroi Lutaj. Ndërsa deputeti i PD-së, Fatos Hoxha, kërkoi të dinte faturën financiare dhe pse ky akt nuk është firmosur nga ministri, por nga zëvendësja e tij. Më i ashpër ka qenë demokristiani Jak Ndokaj. "Na duhet një faturë financiare, ministri duhet të jetë i pranishëm. Le ta ndërpresim mbledhjen dhe të japim një shembull ndaj ministrit. Unë nuk qëndroj më në mbledhje nëse nuk është i pranishëm ministri. Ti Leonard duhet të vendosësh reputacionin e komisionit", deklaroi Ndokaj. Deputeti i PDK-së braktisi në mënyrë demonstrative mbledhjen, si një akt ndaj mungesës së vazhdueshme të ministrave në Komisionin parlamentar të Sigurisë.
debati
Drejtori Ndue Marku: Unë flas juridikisht këtu mbroj aktet mbi bazën e neneve kushtetuese.
Pirro Lutaj, PS: Ti je jurist, por si shkak i paaftësisë tënde prej juristi po vuan populli shqiptar pasojat e tragjedisë së Gërdecit, ku është përgjegjësia jote individuale. Mos më fol mua individualisht këtu. Mos i merr përsipër, e mos i bjer nga Kina çështjeve që kërkojmë ne. Ne nuk mund të bëjmë në të njëjtën kohë që të furnizojmë me armë formacione të ndryshme dhe nga ana tjetër të çojmë djemtë tanë në komandat paqeruajtëse për t'u u vrarë me armët tona.
Fatos Hoxha, PD: Përse paraqitet në qershor dhe kërkohet votimi në muajin maj. Përse është firmosur akti normativ nga ana e zv.ministrit të Mbrojtjes dhe jo nga ministri. Sa është fatura financiare. Në fakt, ministri i Mbrojtjes duhet të vinte këtu, zoti ministër mund të kishte shumë probleme, por mund të vinte këtu. T'iu përgjigjte mbledhjes përkatëse.
Ndre Legisi, LSI: Të shtyhet mbledhja e komisionit derisa të verifikojmë deklaratat që bënë Koçi e Lutaj.
Leonard Demi, PD: Ju ftoj ta votojmë raportin, akti normativ nuk ka lidhje me deklaratat e hedhura në komision.
Pirro Lutaj, PS: Ju sugjeroj që të jeni më pak i qetë.
Leonard Demi, PD: Unë jam shumë i qetë ore burrë i dheut.
Pirro Lutaj, PS: Jo, jo, prit një minutë ju lutem, ju nuk mund të thoni se ajo që thashë unë s'ka lidhje me aktin normativ, sepse ajo ka lidhje pikërisht me aktin normativ, i cili me miratimin në Parlament çon trupat, djemtë shqiptarë në një vend që më përpara kanë çuar armë.
Leonard Demi, PD: Nëse keni ndonjë gjë për aktin, flisni zoti Lutaj.
Pirro Lutaj, PS: Jo, jo, një minutë, ju nuk mund të detyroni të votoni 140 burra në Parlament një praktikë që do të dërgojë njerëz në Çad, pa pasur një raport se çfarë ka bërë shteti shqiptar në Çad.