Berisha: Ja detyrat për Alibeajn, Olldashin e Boden për qershorin
Kryeministri Berisha i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj dhe atij të Financave, Ridvan Bode që të sjellin sa më shpejt në qeveri draftin për të ndryshuar ligjin "Për vlerën e tokës".
Sipas kreut të qeverisë, dy ministrat duhet të bëjnë rivlerësimin e vlerës së tokës, duke u bazuar në vlerën e tregut dhe jo në formula apo përcaktime të kryetarëve të komunave. Kjo, u shpreh Kryeministri, do të shmangte abuzimet në vlerësimin e tokës. "Zoti ministër i Drejtësisë dhe i Financave është bërë emergjente vendosja e praktikës së vlerësimit të tokës sipas tregut dhe jo sipas formulave absurde dhe kryetarëve të komunave. Në qoftë se toka kushton 10 euro, sipas formulës, ajo shkon 150 euro". Kryeministri Berisha kërkoi të punohet në mënyrë të përshpejtuar për të bërë të mundur dorëzimin sa më shpejt të propozimeve për ndryshimet në ligj. "Mundësisht javën që vjen të sillni propozimet për të bërë ndërhyrjet e duhura në ligj". Edhe pak ditë më parë kreu i qeverisë, deklaroi se në disa zona të vendit, çmimi i tokës për kompensim, nuk është reali. Duke folur në një prej mbledhjeve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kreu i qeverisë tha se, shumë shpejt në qeveri do të miratohet vendimi, i cili në të njëjtën kohë edhe do të ulë vlerën totale që do ti duhet qeverisë për kompensimin financiar të ish pronarëve. Njëkohësisht, Kryeministri Berisha i kërkoi dje ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit të paraqesë brenda muajit qershor të këtij viti ligjin "Për urbanistikën". "Neni i artë i këtij ligji është 'heshtja është pranim'. Burokratët të bëjnë çfarë të duan, ne do ta vendosim atë. Duhet të punohet edhe me tre turne po të jetë e nevojshme, që të bëhet e mundur që ligji të paraqitet deri më 25 qershor, në mënyrë që në korrik të hyjë në fuqi. Vendosja e rregullit "heshtja është pranim" në ndërtime përbën një hap jashtëzakonisht të rëndësishëm në fushën e liberalizimit", u shpreh Berisha në mbledhjen e radhës së qeverisë. Kryeministri konsideroi se parim i dytë shumë i rëndësishëm i tregut është ai i vetëdeklarimit.
"Vetëdeklarimi është parimi i dytë i artë i tregut. Në emër të interesit publik dhe të konsumatorit, Ministria përcakton vetëm kriteret, por është tregu ai që përcakton çmimin apo qoftë edhe kategorizimin e yjeve në hotele, pasi qeveria nuk mund të vendosë yjet në hotele. Ta shndërrojmë këtë periudhë në një periudhë masash shumë të thella në këtë reformë, që ka filluar të japë rezultate të shkëlqyera", theksoi më tej Berisha. Nga ana e tij ministri Olldashi, tha se ligji "Për urbanistikën", do të jetë gati në fillim të muajit korrik, por u përball me insistimin e Kryeministrit për ta çuar atë në qeveri në fund të këtij muaji, duke thënë se zyrtarët që po përgatisin draftin mund të punojnë edhe me tre turne. a.sh