Leskaj: Mediu në seancën e së enjtes
Partia Socialiste i ka kërkuar Kryetares së Kuvendit që çështja e heqjes së imunitetit të deputetit Mediu, lidhur me përgjegjësinë e tij për ngjarjen e 15 marsit në Gërdec, të futet në rendin e ditës të seancës plenare të së enjtes.
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, në një konferencë për shtyp u shpreh se, "sapo i kam kërkuar Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, një takim në të cilin do t'i parashtroj kërkesën e PS-së, që çështja e heqjes së imunitetit të zotit Mediu të mos bëhet pengesë apo një motiv për të bllokuar punën e Prokurorisë dhe të mos pengojë zbardhjen e të vërtetës". Për sa i takon mocionit të kërkuar nga PS-ja për Kryetaren e Kuvendit, Leskaj theksoi se, "ka një grup të ngritur për këtë çështje, por çdo gjë do të bëhet në kohën e duhur". Sot, vijoi ajo, është momenti për t'u fokusuar në çështjen e imunitetit, pasi kjo çështje "na duket më emergjente".