Sigurimet në spitale, vetëm pasi të përcaktohen kostot e diagnozave
Reforma spitalore, bazuar në informatizimin e të dhënave, ishte në qendër të punimeve dyditore të Forumit të Dytë Ballkanik për Sigurimet Shëndetësore, që u mbajt në datat 6-7 nëntor në Slloveni.
Burime zyrtare nga ISKSH-ja bënë të ditur se në këtë forum, në të cilin merrnin pjesë edhe përfaqësues të lartë të ISKSH-së dhe Këshillit Administrativ të këtij institucioni, "sistemi i përllogaritjes së kostove për diagnozë (sistemi DRG) u vlerësua si elementi kyç i kësaj reforme në vendet e rajonit". "Vendi ynë ka nisur tashmë matjen e DRG-së në disa shërbime në spitalin e Durrësit dhe me shtrirjen e skemës në të gjithë shërbimin, do të mundësohet nisja e matjes së DRG-së edhe në spitalet e tjera", - pohuan burimet nga ISKSH-ja.
Sipas tyre, "shtete si Turqia, Kroacia, Sllovenia etj. tashmë zbatojnë më së miri këtë sistem, duke bërë të mundur racionalizimin e kostove e në këtë mënyrë eficiencën në përdorimin e fondeve".
"Në këtë Forum u vlerësua gjithashtu shkëmbimi i informacionit ndërmjet vendeve të rajonit, të cilat janë shumë të ngjashme edhe sa i takon problematikës në sistemet shëndetësore të tyre", - thanë burimet nga ISKSH-ja.
Forumi i ardhshëm ballkanik do të zhvillohet në Mal të Zi, duke vijuar në këtë mënyrë këtë traditë të mirë të nisur nga Shqipëria një vit më parë.
Rikualifikim në blloqet e banimit në segmentin sheshi “Rilindja” – Bërryl
Projekti i Bashkisë së Tiranës për rikualifikimin urban të Unazës së kryeqytetit, tashmë po vazhdon me segmentin verior sheshi "Rilindja"-Bërryl. Nëpërmjet këtij projekti përmirësohet hapësira publike, duke ndërhyrë në trotuaret anash Unazës dhe mes blloqeve të banimit si dhe tek fasadat e pallateve që e konturojnë këtë ambient.
Sipas burimeve nga Bashkia e Tiranës, "tjetërsimi i imazhit ka të bëjë me ndërhyrjen në fasadat e pallateve, krijimin e lulishteve të vogla mes tyre jo vetëm në rrugë kryesore, por edhe në zonat urbane afër tyre, duke i bërë ato të ngjajnë si të reja".
Aktualisht, po punohet për përmirësimin e fasadave të ndërtesave nëpërmjet suvatimit, duke ndikuar në cilësinë e kushteve termike të banesave dhe më pas në tjetërsimin e imazhit përmes ngjyrave.
Punimet në segmentin sheshi "Rilindja"-Bërryl, janë faza e parë e projektit të rehabilitimit të Unazës ekzistuese, ndërsa më vonë do të ndërhyhet edhe në rrugë të tjera të kryeqytetit.
Vlera e fazës së parë të këtij projekti, që do të zgjatë 3 muaj, llogaritet në 98 milionë lekë. Punimet në këtë fazë po realizohen nga firma ANK sh.p.k.
Godo: Shërbimi parësor, prioritet
“Përmirësimi i shërbimit parësor mbetet prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë”, - garantoi dje në Lushnjë titullarja e këtij dikasteri, Anila Godo.
Sipas saj, “do të punohet në drejtim të plotësimit të nevojave të qendrave shëndetësore me medikamente, specialistë, por dhe në zgjidhjen e vështirësive që paraqiten në to”.
Zyra e shtypit pranë MSH-së bëri të ditur se ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, nisi dje një inspektim në spitalet rajonale të Lushnjës, Beratit dhe Vlorës, në kuadër të inspektimeve të qendrave shëndetësore në vend.
Fakultetet
Mbi 3 mijë kuota vakante
Mbi 3000 kuota vakante, të shpërndara në rrethe të ndryshme të vendit, kanë mbetur deri tani bosh, pasi të rinjtë kanë synuar të fitojnë një të drejtë studimi vetëm në universitetet publike të Tiranës.
"Edhe pse në të gjitha universitetet publike të vendit po vazhdon regjistrimi i studentëve fitues për 4000 kuotat vakante, faza e tretë kjo e pranimeve në fakultete, ende kanë mbetur vende bosh", - thanë burime nga Agjencia Kombëtare e Pranimeve (APRIAL).
Sipas APRIAL-it, aktualisht ka 3317 kuota vakante. Në fazën e tretë kanë aplikuar 3 086 të rinj dhe kanë fituar 1712, 608 prej të cilëve kanë qenë për ndërrim dege universitare.
Burimet e mësipërme thanë se në degët e mësuesisë dhe të shkencave ekzakte ka pasur fare pak kërkesa nga të rinjtë edhe gjatë fazës së tretë.
Regjistrimi i studentëve fitues të fazës së tretë të rishpërndarjes së kuotave vakante përfundon më 15 nëntor.