E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pagjumësia, psikologët shpjegojnë arsyet

Psikologët thonë se gjumi i zgjatur në mëngjes tregon shmangie nga përgjegjësitë. Gjumi i tepër, në një farë mënyre, është shmangie nga realiteti që një individ, dashur padashur, bie pre e gjumit të gjatë. Këtë e pohojnë psikologët, të cilët vënë re raste të shumta në vendin tonë të këtij fenomeni.

Psikologët vërtetojnë këtë gjë, duke pohuar se “gjumi i mëngjesit, në disa raste te disa persona, është një lloj tendence për të shmangur një aktivitet që nuk të jep kënaqësi. Ndërsa, në disa momente të veçanta personi pret të përballet me diçka të pakëndshme. Kjo bën që të shtohet kohëzgjatja e gjumit”. Ndërkohë, fjetja me orare të zgjatura nuk bën mirë për psikologjinë e njeriut. Pasi ky person që fle shumë do të jetë i plogësht gjatë gjithë ditës dhe nuk do të ndihet mirë nga ana fizike.

Për gjithë ditën do të ndihet i lodhur dhe paksa i lënë pas dore nga njerëzit që i rrinë afër. Mjekët nuk e këshillojnë gjumin e tepërt, që do të thotë shtatë orë gjumë në ditë.

Në këtë hark kohor, kushdo mund të pushojë dhe të gjejë qetësinë, qoftë mendore apo trupore.

Psikologët e ilustrojnë gjumin e tepërt me moshat shkollore, të cilët nuk shkojnë orët e para në mësim. Kjo do të thotë se të rinjtë mundohen t’i shmangin përgjegjësitë e tyre. Ky veprim vihet re më tepër tek ata të rinj, që nuk kanë rezultate të mira në mësime.

Këta fëmijë kanë frikë të përballen me mësuesin apo me një orë mësimi, ku nuk janë të përgatitur. Kurse tek njerëzit, që kanë një familje dhe kanë një punë, detyrat janë më të mëdha dhe te këta ndodh shumë rrallë ky fenomen.

Nga ana tjetër, edhe gjumi i pakët nuk është i këshillueshëm dhe sjell probleme te çdo individ, që fle shumë më pak se shtatë orë që këshillojnë mjekët.

Theksohet se “pagjumësia ka të bëjë me një lloj ankthi, kur individi mendon se nuk mund të përmbushë detyrat që e presin. Megjithëse, arsyet në këtë rast janë të shumëllojshme”. Pagjumësia është “vrasëse” për individin, sepse dikush që nuk e përmbush orarin e fjetjes, do të mendojë gjatë gjithë kohës për shumë gjëra të pakëndshme, të cilat do t’i sjellin shqetësime dhe pasiguri në vetvete. Gjendja e krijuar te ky person, e bën më të ndrydhur ndaj realitetit dhe në përballjen e problemeve. Nuk ka një ndarje të përcaktuar se cilat mosha janë më të prirura që të flenë gjumë shumë apo që të flenë më pak. Psikologët theksojnë se këta persona kanë më tepër nevojë për afrimitet dhe ngrohtësinë e njerëzve të afërt apo të shoqërisë.

Të qenit aktiv në jetën e përditshme do të shmangte së tepërmi këto pasoja negative që shfaqen te njerëzit. Pasojat janë edhe në pamjen fizike të tij. Ky person ka një fytyrë të fryrë nga gjumi i tepërt apo nga pagjumësia. Ndërkohë që u krijohen rrudha te sytë, të cilat tregojnë një fytyrë aspak të këndshme.

Pagjumësia nuk ka moshë

Nuk ka ndonjë moshë të caktuar, ku mund të vihet re pagjumësia. Pasi, nuk varet nga mosha, por varet nga gjendja shpirtërore e njeriut.

Prandaj, një person që nuk fle nuk do të thotë se duhet t’i përkasë moshës së tretë të mesme apo moshës së parë. Ai mund të jetë i çfarëdolloj moshe.

Gjumi i pakët

Edhe gjumi i pakët nuk është i këshillueshëm nga mjekët apo psikologët. Pasi ky gjumë i nervozon personat, që bëjnë më pak orë gjumë se orari përcaktuar. Kështu që do të ishte mirë, që njerëzit të ruanin një stabilitet me gjumin. Ndërkohë që gjithçka varet nga përballja që ka ai me realitetin dhe se sa i aftë është ai të kapërcejë një moment krize në vetvete.

Më e pagjumë, mosha e tretë

Moshën më të pagjumë mund të klasifikojmë moshën e tretë, ose pleqtë. Ata flenë shumë pak orë në ditë. Psikologët theksojnë se dhe ata kanë një ankth në vetvete. Por mosha e tretë nuk mund të përkufizojë pagjumësinë në tërësi, sepse dihet që me pleqërinë vjen dhe lodhja fizike.

Mosha e mesme, preket nga probleme të ndryshme që mund t’u ndodhin gjatë ditës. Më pas kjo transmetohet në mënyra të ndryshme nga ata. Ndërsa të vegjlit nuk njohin pagjumësi dhe flenë nga 12 deri në 14 orë në ditë.

Pagjumësia

Pagjumësia dhe gjumi i tepërt u japin njerëzve stres dhe nervozizëm gjatë gjithë ditës. Ata mund të ndihen të lodhur dhe të drobitur, njëkohësisht ndihen dhe të vetmuar. Këta persona e kanë të vështirë përballjen e jetës dhe surprizave të pakëndshme që ajo ofron. Afrimiteti me personat e afërt do të ishte një kurë e mirë për ta.

Gjumi ndihmon kujtesën

Çdo njeri fle mesatarisht 6 orë në natë dhe studim i ri vë në dukje se gjumi mund të jetë kyç për përmirësimin e kujtesës.

Grupet e gjakut, sa përputhen mes tyre

Mashkulli «0» dhe femra «AB»

Ajo ka nevojë për vendosmërinë dhe për fuqinë e karakterit të tij. Nëse nuk është tepër sipërfaqësor, ajo do ta dashurojë pa ndonjë kusht. Mashkulli me grupin e gjakut 0 Rh pozitiv dhe femra me grup të gjakut AB Rh negativ të thuash se janë çift ideal. Pasioni, arsyeja, emocionet, të gjitha janë të përsosura dhe të ekuilibruara. Me kusht që ajo t’ia dhurojë besimin e vet. Por kjo nuk ndodh shpesh!

Mashkulli «A» dhe femra «0»

Martesë apo bashkësi ideale. Në mënyrë të përsosur pajtohen. Ajo është e mirë dhe me karakter, kurse ai njëkohësisht shpirtbutë dhe i fuqishëm. E vetmja gjë që mund t’i ndajë është pakënaqësia e tij ndaj punës. Duket sikur faktori rezus nuk është i rëndësishëm për këtë kombinim.

Mashkulli «A» dhe femra «A»

Fort bukur po të ndodhte në realitet! E njëjta shije dhe të njëjtat prirje, jeta pa ankthe dhe pa konflikte, shtëpia e ardhur dhe komfore, fëmijët të edukuar mirë... Sidomos meshkujt e grupit të gjakut A Rh pozitiv dhe femrat e grupit të gjakut A Rh negativ përbëjnë bashkësinë harmonike mbi themelet solide. Megjithatë, shpesh ndodh që të largohen njëri nga tjetri, sidomos nëse nuk janë të njëjtit profesion apo nuk kanë ndonjë hobi të përbashkët.

Mashkulli «A» dhe femra «B»

Ky çift përbën bashkësi të shkëlqyeshme, që mund të ketë jetë të gjatë, me kusht që ajo t’i besojë dhe në mënyrë që ai vërtet e meriton atë besim. Qetësi, harmoni, butësi, ata e duan njëri-tjetrin...

Mashkulli «A» dhe femra «AB»

Ky çift krijon bashkësi të qetë, përplot me butësi dhe me mirëkuptim, edhe pse nga pak të papërcaktuar. Edhe njëri edhe tjetri kërkojnë siguri dhe lehtë e identifikojnë atë. Nuk kanë nevojë për epshe të shfrenuara për të qenë të lumtur. Rreziku kanoset nga mërzia dhe rutina, e cila i largon edhe zemrat më të dashuruara. Kombinimi më i mirë: mashkulli A Rh negativ dhe femra AB Rh poztiv.

Mashkulli «B» dhe femra «0»

Ajo për së tepërmi është në “speed”, së tepërmi ekskluzive për shijen e tij. Kjo gjë mund ta dërrmojë tërësisht ose ta argëtojë marrëzisht. Duhet t’i ofrojë kënaqësi seksuale, se përndryshe për të do të jetë i huaj ose tiran. Kjo bashkësi është eksplozive, përpos në rastet kur ndodh që të dytë të jenë Rh pozitivë.

Mashkulli «B» dhe femra «B»

Dy qenie të ngjashme, të cilat një kohë të gjatë kanë nevojë të mësohen njëri me tjetrin, me ç’rast investojnë shumë më tepër mund sesa në të vërtetë ka nevojë. Shumë më të mirë janë si miq, sesa si dashnorë. Po e gjetën mënyrën që t’i harmonizojnë emocionet e veta, do të funksionojnë mirë. Ky çift nuk paraqet kombinim ideal, përpos në rastet kur i kanë faktorët Rh të ndryshëm.

Mashkulli «B» dhe femra «AB»

E respektojnë dhe e kuptojnë reciprokisht njëri-tjetrin. Më shumë janë vëlla e motër sesa burrë e grua. Jeta e tyre e përbashkët kryesisht është në harmoni. Por kjo është harmoni e brishtë. Mashkulli «B» me shumë takt shumë lehtë mund ta bëjë femrën «AB» që ta konsiderojë si bashkëshort të mirë. Në të kundërtën ajo shqetësimet seksuale do t’i kërkojë diku gjetkë. Nëse mashkulli dhe femra janë Rh negativë, ky kombinim në 50 për qind të rasteve është i suksesshëm.

Mashkulli «AB» dhe femra «0»

Çift ekskluziv dhe tejet interesant, sidomos nëse e kanë të ndarë jetën profesionale. Nëse pos kësaj edhe merren vesh intimisht, do të jenë çift ideal. Në të kundërtën, bëhet kiameti. Faktorët Rh nuk lozin rëndësi për këtë kombinim.

Mashkulli «AB» dhe femra «A»

Ai është i gatshëm të ofrojë ndihmë vetëm kur të lahen enët! Ajo e merr me bezdi pasivitetin e tij rreth kryerjes së punëve të shtëpisë. Nuk ia fal pasivitetin dhe duhet të bëjë përpjekje të mëdha në çdo hap, sidomos që t’i pranojë fantazitë e tij, të cilat, përndryshe, janë fare të padjallëzishme. Më mirë pajtohen nëse janë të faktorëve Rh të ndryshëm.

Mashkulli «AB» dhe femra «B»

Çift harmonik, stabil dhe i ekuilibruar, i cili i bashkon me mjeshtëri ndjenjat dhe kënaqësitë trupore, jetën intime dhe shoqërore. Është gjë paradoksale ajo se nuk kanë asgjë të përbashkët. Ata e duan njëri-tjetrin dhe kaq. Dhe kjo është gjë e mrekullueshme!

Mashkulli «AB» dhe femra «AB»

Dy qenie identike. Shije, ide, plane të njëjta, mënyra e zbavitjes e njëjtë... nuk është kjo punë për t’u qeshur. Nëse arrijnë, pos kësaj, ta realizojnë fantazinë e vet nën jorgan, do të shkaktohet zjarr i vërtetë. Rrezik në parajsë paraqesin adhuruesit e saj, kurse sa i takon mashkullit të ngopurit me jetën profesionale. Faktorët Rh nuk luajnë farë rëndësie në këtë kombinim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›