Si t’i dallojmë tumoret e mushkërive
Mushkëritë (lat. pulmo, - onis m.) janë organe të frymëmarrjes. Në trupin e njeriut janë dy mushkëri, e djathta dhe e majta. Ana e majtë ndahet në dy pulmonarë dhe ana e djathtë në tre pulmonarë. Mushkëritë nuk përmbajnë muskuj. Ajri lëvizet prej muskujve ndërmjet brinjëve dhe muskulit të diafragmës. Mushkëritë janë të mbështjella me mbështjellëse shumë të hollë, e quajtur pleura.
Ndërtimi i mushkërive të njeriut
Në trupin e njeriut janë dy mushkëri, e djathta dhe e majta. Ana e majtë ndahet në dy pulmonarë dhe ana e djathtë në tre pulmonarë. Mushkëritë nuk përmbajnë muskuj. Pulmonarët ndahen në 9/10 segmente. Në mushkërinë e djathtë gjenden 10 segmente. Në krahun e majtë mungon segmenti i 7-të, kështu që me këtë zemrës i jep një vend. Maja e sipërme e mushkërisë, diku rreth 3-4 cm, është larg nga klavikula, kurse poshtë mushkërive shtrihet diafragma. Mushkëritë kufizohen nga ana e stomakut me brinjën e 6-të, anash me brinjën e 8-të dhe nga shpina me brinjën e 10-të. Mushkëria e majtë në përgjithësi është më e vogël, ngase në afërsi të saj gjendet e vendosur zemra. Volumi i mushkërive tek njeriu përmban diku rreth 5 deri 6 litra. Bronket që e bëjnë përcjelljen e ajrit, përfundojnë në qese të vockla, që quhen alveola ose qeset e mushkërive. Këtu ndodh pra shkëmbimi i gazrave. Sistemi i tërësishëm i frymëmarrjes ndryshe quhet edhe sistemi bronkial.
Mushkëritë
Struktura e alveolave
Kanceri i mushkërive është kanceri i dytë për nga shpeshtësia dhe i pari për nga numri i vdekjeve. Në grafi kanceri shihet vetëm kur është mbi 1 cm, por kur kanceri i mushkërive ka arritur madhësinë 1 cm, zakonisht ka arritur të japë metastaza, prandaj grafitë nuk janë të mira për zbulimin e hershëm të kancerit mushkëror. Shenjat dhe simptomat: kollë, hemoptizi, ngjirje (nga prekja e nervit laryngeus recurrens), humbje peshe, pneumoni të shpeshta.
Kanceret e parenkimës mushkërore
Adenokarcinoma. Kanceri më i shpeshtë tek joduhanpirësit. Zakonisht gjendet në periferi të mushkërisë, afër pleurës. Gjendet në ciaktricet e mushkërisë. CEA përdoret për të parë si po shkon trajtimi; CEA nuk përdoret për zbulimin e adenomarcinomës sepse ka specificitet të ulët.
Karcinoma bronkoalveolare
Zakonisht gjendet në periferi të mushkërisë, afër pleurës. Nuk ka lidhje me duhanin. Histologjikisht shihen ca si alveola të rrethuar me qeliza kuboide (jo të sheshta).
Karcinoma me qeliza të mëdha
Zakonisht gjendet në periferi të mushkërisë, afër pleurës. Ky është kancer shumë agresiv, anaplastik. Prognoza është e keqe.
Karcinoma me qeliza skuamoze
Masë në hilum, me zanafillë bronkiale. Shkaktohet nga duhani.
Karcinoma bronkogjene
Shkakton hiperkalcemi sepse sekreton PTHrp (PTH related peptide).
Karcinoma me qeliza të vogla
Zakonisht gjendet në filum. Kur vihet diagnoza tumori shpesh i ka dhënë metastazat. Prognozë shumë e keqe. 99% e atyre që e kanë këtë kancer janë duhanpirës. Sekreton hormone: (i) mund të sekretojë ACTH; (ii) mund të sekretojë ADH.
Tumori karcinoid bronkial
Sindromi karcinoid - sekretim i serotoninës (5-HT). Shenjat/simptomat: diare, skuqje, sëmundje karcinoide e valvulave të zemrës, tinguj fishkëllyes në mushkëri. Diagnoza: Në urinë shihet nivel i rritur i 5-HIAA (metabolit i 5-HT). Methysergidi përdoret gjatë trajtimit sepse është antagonist i 5-HT.
Limfangioma/leiomioma
Tumor i muskulaturës të lëmuar, shkakton bllokim të bronkiolave. Haset pothuaj gjithmonë në gratë që nuk kanë arritur menopauzë. Prezantimi klasik: pneumotoraks. Trajtimi: progesteron ose transplant i mushkërive.
Të tjera sindroma kanceroze
1. Tumori i sulkusit superior (pancoast tumor).
Sindromi Horner: ptozë, miozë, anhidrozë; shkaktohet nga dëmtimi i nervit/ganglionit simpatik në qafë.
Sindromi i venës kava superiore: vena kava shtypet, bllokohet nag tumori dhe si pasojë shkaktohet fryrje e venave të qafës, enjtje e fytyrës, cianozë.
2. Karcinoma me qeliza të vogla shkakton një sindromë me dobësi muskulare që njihet si sindroma Lambert-Eaton; mekanizmi është prodhimi i antitrupave kundër kanaleve presinaptikë të kalciumit; klinikisht ngjan me miasteninë grave.
3. Metastazat mushkërore të kancerit të veshkave mund të shkaktojnë policitemi nëse prodhojnë eritropoetinë.