Vodafone Albania mbeshtet iniciativen globale Ora e Tokes
Vodafone Albania iu bashkua per te dytin vit radhazi iniciatives globale Ora e Tokes dhe mbeshteti aktivitetet e organizuara me kete rast ne Shqiperi gjate dites se shtune dt 27 Mars 2010. Dita e Tokes eshte nje iniciative e World Wildlife Fund (WWF) qe bashkon qindra milione qytetare nga gjithe bota per te deshmuar se njerezit mund te bashkohen per te zgjidhur problemin e ngrohjes globale. Kete vit, dritat e zyrave te Vodafone Albania u shuan gjate ores simbolike te tokes prej ores 20:30 deri 21:30 te dates 27 mars dhe kompania i beri thirrje punonjesve dhe bashkepunetoreve te saj te kryenin te njejtin gjest simbolik ne banesat dhe ambientet e tyre si nje vote per planetin tone.
Gjate dites se shtune, Vodafone mbeshteti nje numer aktivitetesh qe u organizuan ne qytetin e Tiranes me rastin e iniciatives Ora e Tokes. Nje numer personalitetesh te rendesishem te shoqerise civile, medias dhe politikes u regjistruan simbolikisht si ambasadore te Ores se Tokes ne Shqiperi. Atyre iu bashkuan qindra qytetare qe demonstruan mbeshtetjen e tyre per fushaten ndergjegjesuese "Une i Bashkohem Ores se Tokes"qe u hap gjate mengjesit te te shtunes ne nje nga zonat me te populluara te Tiranes. Gjate Ores se Tokes qyteti i Tiranes fiku dritat e Kulles se Sahatit dhe te nderteses se Bashkise ndersa vullnetaret e Ores se Tokes organizuan nje marshim simbolik me qirinj perpara nderteses se Bashkise. Edhe njehere kompania Vodafone Albania deshmon angazhimin e saj per Pergjegjshmerine Sociale. Per vitin 2010 kjo kompani e ka rreshtuar Mbrojtjen e Mjedisit si projektin me perparesi te vecante ne kuader te nismave te Pergjegjshmerise Sociale. Vodafone Albania ka qene i pari biznes ne Shqiperi qe ka prezantuar nje skeme per grumbullimin dhe riciklimin e aparateve celulare te perdorur te cilet nese nuk riciklohen si duhet mund te demtojne mjedisin.