Trajtimi i kolesterolit, një nevojshmëri
Është e mundur të veprohet në mënyrë efikase ndaj kolesterolit për të parandaluar problemet kardio-vaskulare
Tepria e kolesterolit është shkaku i parë i arteriosklerozës, e cila sjell pastaj infarktin apo probleme të tjera koronare. I nevojshëm për organizmin, kolesteroli qëndron në gjak në formën e një lipoproteine komplekse: LDL ose kolesteroli i keq, i cili transportohet nga mëlçia drejt indeve, dhe HDL -apo kolesteroli i mirë, që e çon nga indet drejt mëlçisë ku do të eliminohet apo riciklohet. Me tepri LDL dëmton arteriet, ndërsa HDL-ja e ngritur mbron nga arteroskleroza.
LDL-ja është aktori kryesor në formimin e rruazave, një proces i vazhdueshëm gjatë gjithë jetës. Arteriet e të rinjve që kanë humbur jetën në moshën 20-30 vjeç është vënë re se kanë pasur probleme me yndyrnat. Edhe të jesh vegjetarian strikt, që në fëmijëri, është e vështirë t’i shpëtosh kësaj sëmundjeve. Me kalimin e kohës po kuptohet sesi formohen këto rruaza. Grimcat e LDL-së grumbullohen në pjesët anësore të arterieve, oksidohen dhe më pas kthehen në pjesë kolesteroli. Rruazat e formuara bëhen fibroze inflamatore. Duke u rritur ato e ulin sjelljen e gjakut, e cila çon në arteriet. Nëse më pas bëhet e paqëndrueshme dhe copëzohet, krijohet një trombozë që mund të çajë arterien, duke çuar edhe në infarkt. Meqë lidhja mes rrezikut kardio-vaskular dhe përqindjes në gjak të LDL-së është e vazhdueshme, duhet që kjo e fundit të ulet, pasi shtohet edhe rreziku kardio-vaskular. Këto rreziqe shtohen duke pasur parasysh moshën, seksin, tensionin, persona në familje me probleme kardio-vaskulare, duhanpirja dhe diabeti, nga të cilët mund të vuajnë pacientët. Ekziston një lidhje mes nevojës për të ulur kolesterolin te personat që kanë një rrezik kardiovaskular të madh. Është më e arsyeshme që të trajtosh një 60-vjeçar të prekur nga diabeti, edhe pse kolesteroli i tij nuk është i rritur, sesa të trajtosh një grua 30 vjeçe, që ka vetëm një kolesterol të lartë.
Ushqimi
Përsa i përket HDL-së, studimet tregojnë se një përqindje e lartë ka një efekt mbrojtës, por metabolizmi i tij është më kompleks sesa kur ke më shumë LDL.
Ndryshimi i ushqimeve që hamë ngelet në qendër të problemit për personat me kolesterol të lartë. Kështu, ata persona duhet të ulin përdorimin e ushqimeve që janë të pasura me yndyrna të ngopura, sidomos me orgjinë nga kafshët - gjalpi, djathi, mishi me dhjam - dhe përdorimi vajit vegjetal. Është një metodë që, sipas mjekëve, duhet të nisë që në fëmijëri, duke bërë të mundur evitimin e shumë problemeve që janë të lidhur me kolesterolin.
Parandalimi
Problemet e vendeve në zhvillim dhe epidemia e obezitetit që ka goditu vendet e zhvilluara sugjeron zhvillimin e një politike për uljen e rreziqeve kardio-vaskulare.
Nga ana tjetër mjekët flasin dhe për reklamat që bëjnë kompanitë e qumështit, të cilat kanë tendencë të minimizojnë rolin e kolesterolit si faktor në rrezikun kardio-vaskular, duke shtuar industrinë farmaceutike dhe atë të produkteve të pasura me omega 3, këta të fundit kanë nevojë të nënvizojnë rëndësinë e kolesterolit. Këto interesa që nuk përputhen kanë si origjinë mesazhet kontradiktore që u jepen njerëzve.
Kur nis kontrolli i kolesterolit
Problemi i depistimti të faktorëve të rrezikut të sëmundjes kardiovaskulare është i vjetër dhe duhet të diskutohet duke pasur parasysh shumë faktorë rreziku që kanë lidhje me shkakun me arteriosklerozën vaskulare. Dozimi i kolesterolit bazohet në kryerjen e një analize gjaku. Përqindja e lartë e kolesterolit është e pranishme që në lindje dhe vlerat e saj shtohen me rritjen e moshës. Bëhet fjalë për një sëmundje gjenetike agresive për arteriet dhe trajtimi higjieno-dietetik duhet të nisë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Kështu, në rastin e transmetimit gjenetik, dozimi duhet të bëhet sa më shpejt te fëmija dhe të kryhen analizat e gjakut. Vlerat e kolesterolit më e lartë se 1,80 g/l të fëmija 10 vjeç konsiderohet si patologjike. Te këto familje kontrolli duhet të jetë i rregullt, që të mos pritet deri në rëndimin e situatës.
Çdo i rritur mbi moshën 18 vjeçe, në një moment të caktuar duhet të ketë një bilanc biologjik. Analiza e gjakut duhet t’i nënshtrohet përqindjes së kolesterolit të keq, kolesterolit të mirë dhe trigliceridit. Një analizë e tillë duhet të bëhet në çdo 5 vjet, në rast se nuk do të kenë ndonjë pasojë apo edhe më shpesh, nëse do të kenë probleme me sëmundje të tjera. Vlera e kolesterolit më e lartë se 2,20 g/l te të rriturit duhet t’i detyrojë ata të bëjnë një trajtim të vazhdueshëm. Te pacientët që kanë probleme kardio-vaskulare janë të predispozuar të kenë një kolesterol të lartë. Prandaj zbulimi më i kahershëm i problemeve të kolesterolit mund të ulë dhe mundësinë e problemeve vaskulare.