Shpërblimi për ish-të dënuarit, gati lista e re me 161 përfitues
30/03/2011 Derdhja e të hollave 2 javë nga çelja e fondit nga dega e Thesarit
Këstin e parë të dëmshpërblimit do ta përfitojnë 161 ish-të përndjekur. Lista zyrtare bëhet publike nga sektori përgjegjës për ndarjen e fondit për ish-të përndjekurit, pranë Ministrisë së Financave. Fondi i dëmshpërblimit për këta persona do të jepet për vitet e burgut që ata kanë vuajtur në kohën e diktaturës dhe për të cilat janë miratuar listat me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave. Gazeta “Metropol” bën të njohur emrat e këtyre personave, për të cilët ka përfunduar çdo lloj verifikimi i dokumentacioneve dhe sipas procedurave të hartuara, brenda dy javësh ata do të marrin dëmshpërblimin e tyre në llogaritë personale që kanë hapur pranë bankave të nivelit të dytë. Aktualisht vijon ndarja e parave të dëmshpërblimit sipas ligjit, e cila jepet për një pjesë të përfitimit, më konkretisht vetëm për këstin e parë që është sa 1/8 e shumës totale të dëmshpërblimit.