E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sigurimet ulen me 5 për qind

 

Duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm, norma e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësorë do të ulet me 5 për qind, kjo për pjesën që paguan punëdhënësi. Por ky vendim i qeverisë do të ketë efekte në buxhetin e shtetit. Konkretisht si rezultat i zbatimit të reformës është vlerësuar një impakt negativ prej 4 miliardë lekë më pak në të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe, kjo sepse reforma në sigurime do të prekë përqindjen e paguar nga punëdhënësi, e cila do të ulet nga 20 për qind në 15 për qind. Për këtë arsye është parashikuar që të ardhurat e kontributeve do të jenë 56.191 milionë lekë, nga të cilat 49.812 milionë lekë kontribute shoqërore. Ndërkohë që si rezultat i përmirësimeve administrative dhe reformave të kryera në këtë drejtim do të rritet me 6 për qind numri i kontribuuesve në biznesin e madh. Ndërsa numri i kontribuuesve të biznesit të vogël pritet të rritet me rreth 45.000. Për rrjedhojë, në skemën totale të kontribuuesve parashikohet të ketë një rritje prej 56.400 kontribuues. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›