E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, shtatë shqiptarë kapen me 12 kg kokainë

Policia italiane ka goditur një bandë shqiptare që
merrej me trafikim dhe tregtim droge. Gjatë një
aksioni në Siena, policia ka sekuestruar një sasi prej
12 kg kokainë dhe ka arrestuar shtatë shqiptarë.
Vlera e drogës kapte shifrën e rreth 2 milionë eurove.
Mes të arrestuarve të moshës 20 deri në 44
vjeç janë dhe studentë shqiptarë. Policia bën të ditur
vetëm inicialet e kreut të bandës të cilat janë
O.B., një student shqiptar i cili studion për infermieri.
Grupi shiste kokainë në një rajon të gjerë në Itali
që përfshinte Toskanën, Emila Romanjën dhe Umbrian.
Veç 12 kg kokainë, policia sekuestroi një pistoletë
që e përdorte kreu i bandës dhe 30 mijë euro.
Dy persona, pjesë e të njëjtit rrjet, ishin arrestuar që
më 10 tetor të këtij viti me rreth 500 gramë kokainë.
Policia vazhdon hetimet prej disa muajsh me
përgjime telefonike dhe ka zbuluar që banda ka kontakte
të dendura edhe në nivel ndërkombëtar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›