E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia gjen adoleshenten "e zhdukur", ishte nisur për në Greqi

Gjendet një adolesh
ente e denoncuar
nga familjarët si e zhdukur
prej pesë ditësh në Tiranë.
Ajo kishte tentuar të emigronte
në Greqi, por është
kapur nga policia greke
dhe është rikthyer në Shqipëri.
Policia, e cila kishte
nisur kërkimin e saj, e
ka pikasur në Devoll gjatë
kthimit, por ajo ka deklaruar
se ishte larguar nga
banesa me dëshirën e saj,
duke ikur me një të njohur.
Burimet zyrtare nga
Drejtoria e Policisë së Tiranës
bënë të ditur se
pesë ditë më parë,
prindërit e Suela S., kishin
denoncuar në komisariatin
nr. 4, se vajza e tyre
ishte larguar nga banesa
dhe nuk e dinin se ku
ndodhej. Menjëherë, organet
e policisë kanë nisur
punën për gjetjen e
saj, por nuk kanë mundur
të zbulojnë asnjë të
dhënë. Çdo gjë ka mbetur
në terr deri dje, kur
vajza 19-vjeçare është
kthyer mbrapsht nga autoritetet
e policisë greke.
Sipas informacioneve zyrtare,
në orën 10:30, u bë
gjetja e Suela S., 19 vjeçe,
banuese në rrugën "Siri
Kodra". Sapo është identifikuar
nga policia, ajo
është shoqëruar dhe marrë
në pyetje në lidhje me
rrethanat e largimit të saj.
Sipas deklaratës në polici,
ajo ishte larguar për në
Greqi me dëshirën e saj
për të ndërtuar një jetë
tjetër me një të njohurin e
saj. Në këto kushte, policia
e ka shoqëruar në Tiranë,
duke e dorëzuar në
familje. Sipas policisë,
shumë vajza janë bërë
objekt trafikimi në mënyrë
të tillë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›