E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sigurimet,rriten të ardhurat

 

Gjatë tre muajve të parë të këtij viti të ardhurat për kompanitë e sigurimit janë rritur. Sipas raportit më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 160,976, duke shënuar një rritje prej rreth 25% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Rritja e numrit të kontratave në 2009 u shoqërua me rritjen e vëllimit të të ardhurave nga primet. Primet e shkruara bruto të sigurimeve arritën në rreth 1,944 milionë lekë, shifër kjo 32% më e lartë se ajo e të njëjtës periudhë të vitit 2008. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar te sigurimet e Jo-Jetës që sollën rreth 93% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 7%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut, sipas llojit të sigurimit i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 47% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm  zënë 53% të totalit të tregut. Rritja e volumit të primeve të shkruara bruto në sigurimin vullnetar tregon për një ndryshim të strukturës së tregut të sigurimeve, ndikuar nga rritja e ndjeshme e sigurimeve vullnetare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›