E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sikurse Europa

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, priti të hënën kryesuesin e sektorit politik dhe ekonomik për integrime europiane në Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Europian në Kosovë, Khaldoun Sinno, me të cilin bisedoi për Planin e veprimit të Kuvendit lidhur me Raportin e Progresit të Komisionit Europian për Kosovën, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit për të përmbushur objektivat e Kuvendit në këtë plan.

“Në këtë vështrim, Krasniqi ka pohuar se të gjitha komisionet parlamentare e kanë marrë për obligim amendamentimin e projektligjeve dhe plotësimin e ligjeve të miratuara, në harmoni me legjislacionin e vendeve të Bashkimit Europian”, thuhet në një komunikatë të Kuvendit të Kosovës.

Nga ana e tij, Khaldoun Sinno ka theksuar gatishmërinë e zyrës së tij për ta ndihmuar Kuvendin në këtë drejtim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›