Dërgimi i trupave shtesë në Afganistan, Maqedonia ofron mbështetje
Edhe Maqedonia do të rrisë praninë ushtarake të saj në Afganistan me 80 trupa, që do të dërgohen në shkurt të vitit të ardhshëm.
Kështu është shprehur Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në një letër dërguar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama ku thekson se Maqedonia i shpreh mbështetjen nda strategjisë së re në Afganistan
"Zoti President me rastin e shpalljes së strategjisë së re për Afganistanin ndjej obligim që t'u drejtohem me qëllim që t'ua vërtetoj përkrahjen e fuqishme timen dhe të Republikës së Maqedonisë në kontekstin e dhënë", ka theksuar Ivanov në letrën e tij drejtuar presidentit amerikan.
Ivanov ka thënë gjithashtu se Maqedonia dhe personalisht ai vlerësojnë lart rolin e SHBA-ve në rrafshin global si dhe kontributin e madh për sigurimin e një bote më demokratike dhe më të sigurt.